Thaçi neutralizon tensionet mes delegatëve të degës së PDK-së në Prizren

Artikujt tjerė
- Xhaviti Haliti, me aklamacion kryetar i degës së PDK-së në Pejë
- Muhamet Latifi rizgjedhet kryetar i degës së PDK-së në Podujevë
- Nait Hasani më i votuari në Kuvendin e degës
- Shtime: 153 fletëparaqitje në gjykatë për prerësit ilegal të pyjeve
- Thaçi neutralizon tensionet mes delegatëve të degës së PDK-së në Prizren
- Haradinaj beson se do të jetë kryeministër i vendit
- LDK: Gjendje të rëndë në komunën e Gjakovës
- Isni Kilaj rizgjedhet kryetar i PDK-së në Malishevë
- LDK: Urojmë që viti 2013 të jetë vit i Mitrovicës
- Shemsi Veseli, më i votuari në PDK të Prishtinës
Prizren, 22 dhjetor Prania e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi të shtunën në Kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren ka mjaftuar për të mbajtur nën kontroll tensionet ndërmjet delegatëve të këtij subjekti politik. Procesi elektoral në këtë degë është përshkruar me polemika të shumta, ku delegatët e ndryshëm kanë pas ankesa për rrjedhën e Kuvendit zgjedhor, respektivisht mënyrën e propozimit të kandidatëve për Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor. Megjithëkëtë pas një debati të gjatë është gjetur çelësi i përfaqësimit, ku 192 anëtarë kanë kandiduar për 71 vende në Këshillin e Degës, ndërkohë që 30 delegatët më të votuar do të përfaqësojnë degën në Kongresin Qendror të PDK-së. Antagonizmat e shumta ndërmjet kandidatëve për kryetar dege po ashtu kanë ndikuar që të respektohen dispozitat e statutit të partisë, me ç'rast të shtunën Kuvendi i degës ka votuar vetëm për zgjedhjen e Këshillit të Degës, ndërkohë që ky organ në ditët në vijim do të zgjedh kryesinë, që voton për kryetarin e degës.
Sipas burimeve brenda Kuvendit të degës kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka theksuar se "është në dijeni për kandidatët që pretendojnë të marrin udhëheqjen e degës" dhe ka shprehur qëndrimin se e "mirëpret edhe kandidaturën e Ramadan Mujës", që aktualisht është u.d. së kryetarit të degës së PDK-së dhe kryetar i komunës së Prizrenit. Njëri prej anëtarëve të Kuvendit ka bërë të ditur se kjo porosi është dhënë gjatë përshëndetjes së dytë të Thaçit në Kuvend, në kohën kur takimi është mbyllur për mediat, për shkak të atmosferës së "nxehtë". Në këtë adresim Thaçi ka kërkuar nga delegatët që të japin shembull të mirë të organizimit të Kuvendit zgjedhor. Madje ka kërkuar që votimi të ketë karakter integrues dhe jo eliminues.
Zëdhënësi i degës, Samir Hoxha ka bërë të ditur se për shkak të numrit të madh të delegatëve dhe zgjatjes së votimit është vendosur që të zgjidhet vetëm Këshilli i Degës, i cili pritet që të mblidhet në ditët e ardhshme dhe të zgjedh edhe organet tjera drejtuese të degës.










pz23.12.2012/12:42
oj ska me fitue ma kur pdk le at ahrroj ore zotni bre muja boll ma palke te shpija kur ato tjert kandita leta harrojn ma fitoren ne pz po po