• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zvogëlimi i numrit të nxënësve mund të lërë pa punë disa mësimdhënës

Publikuar: 21.11.2012 - 10:32

Dragash, 21 nëntor-  Drejtues të Arsimit, në Dragash, kanë bërë të ditur se zvogëlimi i numrit të nxënësve dhe transferimi i tyre në qendrat tjera, mund të lërë pa punë një numër mësimdhënësish.

Sipas drejtorit të arsimit, Hajri Ramadani, në mungesë të disa drejtimeve më joshëse, një numër i konsiderueshëm i nxënësve, vitin e dhjetë janë duke e ndjekur në shkollat e Prizrenit, apo gjetiu. Për më tepër, siç ka nënvizuar ai, kjo mund të ndodhë edhe për faktin se edhe këtë vit, Shkolla e Mesme Profesionale, në të cilën është shpresuar se do të mbeten një numër i konsiderueshëm i shkollarëve të mesëm, ende është e papërfunduar.

Ai ka bërë të ditur se në gjimnazin "Ruzhdi Berisha", të vetmen shkollë të mesme në këtë komunë, mësimet janë duke i ndjekur rreth 900 nxënës, ndërkaq në gjimnazin paralel, në Mlik të Gorës, ku punohet me planprograme të Beogradit, ndonëse nuk dihet numri i saktë e nxënësve, sipas disa shënimeve jozyrtare, ai mund të sillet rreth 160-shit.

Bazuar në të dhënat e DA-së, në vitin 2012, nga 391 nxënës (132 femra), aq sa e kanë kryer klasën e nëntë, në klasën e 10 janë regjistruar 224 sish (96 femra), apo rreth 50 më pak. Edhe në 13 shkollat fillore të kësaj ane, gjithnjë mund të vërehet një rënie e theksuar e numrit të filloristëve. Kështu, përderisa gjatë vitit të kaluar në shkollat fillore të kësaj komune kanë qenë të evidentuar rreth 6.300 nxënës, këtë vit numri i tyre ka rënë në 6.150, që do të thotë 150 nxënës më pak. Kjo rënie, duke filluar nga parashkollorët e deri në klasën e nëntë, është më e theksuar në lokalitetet më të mëdha të kësaj komune, sidomos në trevën e Gorës, por edhe ajo e Opojës nuk është e kursye nga kjo dukuri. Vlerësohet se e tëra kjo, nuk është vetëm pasojë e migrimit të të rinjve, por edhe e mosvazhdimit të shkollimit të femrave dhe zvogëlimit të lindshmërisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu