Qeveria e Komuna ia falin Termokosit 1 milion euro të taksapaguesve

Artikujt tjerė
- Ndërrimet në kreun e Kaçanikut i kthejnë donatorët
- Opozita me divergjenca rreth shpenzimeve të buxhetit komunal
- Tridhjetë nxënës kashtanjevas bojkotojnë mësimin prej një muaji
- Disa shkolla të Podujevës të mbipopulluara me nxënës
- Zvogëlimi i numrit të nxënësve mund të lërë pa punë disa mësimdhënës
- Qeveria e Komuna ia falin Termokosit 1 milion euro të taksapaguesve
- Prishtinë: Përurohet objekti i ri i shkollës Hoxhë Kadri Prishtina
- MAPL i kërkon Prizrenit zbatimin e aktgjykimit të GJK-së
- Institucionet dhe banesat kolektive pa siguri ndaj zjarreve
- Komuna nuk i paguan mësimdhënësit e lëndëve zgjedhore
Prishtinë, 21 nëntor Qeveria e Kosovës është pajtuar që ta subvencionojë Termokosin me 500 mijë euro të buxhetit të shtetit, për ti ndihmuar në shlyerjen e një borxhi prej një milion eurosh, si pasojë e të cilit ndërmarrja është arsyetuar se ka mbetur peng ofrimi i shërbimeve të ngrohjes për qytetarët.
Ndërsa, me 500 mijë euro të tjera Termokosin do ta ndihmojë edhe Komuna e Prishtinës, sërish me paratë e arkës së buxhetit të taksapaguesve.
Që të tri këto institucione e kanë konfirmuar për Kohën Ditore ndarjen e mjeteve, duke bërë të ditur se transferimi i tyre tashmë është në proces e sipër.
Qeveria e Kosovës i ka bartur kohë më parë mbi 50 mijë euro të tjera të buxhetit në konton e Termokosit, duke ia larë borxhin për dy muaj të sezonit të kaluar të ngrohjes, të cilin e ka kontestuar deri më tani.









babacars21.11.2012/10:39
Le t'i zvoglojnë rrogat e drejtorve të Termokosit e jo t'i marrin nga populli