IKSHP: Në Pejë lindin më së shumti foshnje të vdekura

Artikujt tjerė
- IKSHP: Në Pejë lindin më së shumti foshnje të vdekura
- Ndahen 3 hektarë tokë për kompaninë italiane të gazit
- Biznesmeni Ramiz Kelmendi ofron donacion, nëse shkolla merr emrin e babait
- Bizneset e reja në Pejë, që nga 1 janari pa tatime
- Mungesa e kushteve përgjysmon kapacitetet e konviktit Sadik Stavileci
- Qendra integruese rehabilituese e Shtimes, pa staf mjekësor
- Podujeva diskuton për herë të parë për raportin e Auditorit
- Opozita e akuzon qeverinë lokale për shkelje ligjore te ndërtimet e larta
- GAP gjen në Klinë shumë keqpërdorime të parasë publike
- Kreu komunal fajëson familjarë dëshmorësh për mosemërtimin e shkollave
Prishtinë, 31 tetor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka prezantuar analizën lidhur me gjendjen shëndetësore të popullatës në Kosovë për vitin 2010. Kjo analizë është bazuar në të dhënat demografike të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas kësaj Qyteti i Pejës prin për numrin më të lartë të foshnjave që lindin të vdekura me 18, ndërsa numrin më të ulët në këtë fenomen e mban rajoni i Ferizajt, me asnjë rast të shënuar. Ilir Begolli ka folur edhe për numrin e mjekëve, për të cilin prin Rajoni i Prishtinës me 339 mjekë, ndërsa numrin më të vogël e ka rajoni i Mitrovicës me gjithsej 88. Një studim të tillë e ka mirëpritur edhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili ka thënë se vjen në një kohë të përshtatshme kur po reformohet sistemi shëndetësor. Në këtë analizë është publikuar edhe numri i vogël i spitaleve të vendit tonë, i cili është dukshëm më i vogël në krahasim me vendet e BE-së.







