Qendra integruese rehabilituese e Shtimes, pa staf mjekësor

Artikujt tjerė
- Qendra integruese rehabilituese e Shtimes, pa staf mjekësor
- Podujeva diskuton për herë të parë për raportin e Auditorit
- Opozita e akuzon qeverinë lokale për shkelje ligjore te ndërtimet e larta
- GAP gjen në Klinë shumë keqpërdorime të parasë publike
- Kreu komunal fajëson familjarë dëshmorësh për mosemërtimin e shkollave
- Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e drejtorit të arsimit
- Shkollat marrin kompetenca për prokurimin publik
- Banorët e Mlikut sfidohen nga strukturat paralele
- Shkolla Emin Duraku me tri ndërresa dhe me orar të shkurtuar
- Prizrenasit kërkojnë që në sheshin e Lidhjes të ruhen vlerat urbane të qytetit
Shtime, 31 tetor Qendra integruese rehabilituese e të sëmurëve kronikë dhe psikiatrikë në Shtime, e cila menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë, po përballet me mungesë të stafit mjekësor. Kjo qendër ka gjithsej 57 pacientë të sëmur për të cilët përkujdesen 12 infermierë, por nuk kanë staf mjekësor, ndaj kjo çështje po i shkakton probleme Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Ajet Bonjaku, drejtor i kësaj Qendre Rehabilituese ,ka thënë se gjendja e pacientëve është e rëndë dhe është e domosdoshme të ketë edhe staf mjekësor adekuat. Stafi ynë i përgjithshëm është i përbërë prej 39 personave prej këtyre 12 janë infermierë, të cilët as për së afërmi nuk mjaftojnë për menaxhim për një qendër të tillë, sepse gjendja e të sëmurëve psikiatrikë është shumë e rëndë, ndërsa nuk kemi staf mjekësor adekuat, gjë që është e domosdoshme, andaj çdoherë po duhet të kërkojmë ndihmë nga QKMF-ja e Shtimes, sepse këta pacientë shpeshherë kanë edhe sëmundje të tjera. Këto intervenime e dimë se po i bëjnë shumë telashe stafit mjekësor të QKMF-së, sepse edhe ata kanë mungesë të stafit mjekësor e sidomos gjatë ditëve të vikendit, ka thënë Bonjaku, shkruan sot Koha Ditore .









