• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Novobërda në rrugë të partneritetit me St. Gallenin

Publikuar: 27.10.2012 - 13:13

St. Gallen, 27 tetor - Me ftesë të Kuvendit Komunal të St. Gallenit, të enjten qëndroi në
Zvicër një delegacion nga Kosova me ministrin e Diasporës Ibrahim
Makollin dhe kryetarin e Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymerin në krye.

Delegacioni nga Kosova u prit nga kryetarja e Kuvendit Komunal të St. Gallenit, Patrizia Wenk , e cila njoftoi delegacionin nga Kosova me mënyrën e funksionimit të jetës politike, dhe njëkohësisht u shpreh e lumtur që ka rastin të njihet nga afër me organizimin e jetës politike në komunat e vendit tonë, raporton albinfo.ch.

Ministri Makolli ftoi kryetaren e asamblesë komunale për një vizitë në Kosovë, ndërsa kreu i Novobërdës tha se kjo komunë ka krijuar një përvojë të mirë pune me organizata zvicerane. “Ka tre vjet që bashkëpunojmë dhe jemi duke realizuar projekte shumë të rëndësishme për qytetarët tanë. Unë shpresoj që tani e tutje ne të mund të kemi një bashkëpunim më të thellë në të mirë të qytetarëve tanë”. Ai i njoftoi të pranishmit mbi multietnicitetin e komunës së Artanës ku rreth 65 për qind e përbejnë serbët. 

Me gjerësisht rreth përvojave të binjakëzimit dhe si njohës i mirë i problemeve ballkanike foli pedagogu dhe politologu, Arne Engel, i cili një pjesë të jetës së tij e kishte kaluar në territorin e ish-Jugosllavisë i angazhuar në shpërndarje të ndihmave humanitare të kishës evangjeliste në Zvicër. Me anë të projekteve konkrete, tha ai, kemi krijuar partneritet me disa komuna dhe të njëjtën përvojë dëshirojmë ta ndajmë edhe me ju. “Me multietnicitetin që prezanton, Novobërda ka ngjashmëri me jetën në Zvicër, prandaj dhe është interesante për ne”, tha ai.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell