Zvarritet furnizimi me lëndë djegëse i shkollave të Shtërpcës

Artikujt tjerė
- Zvarritet furnizimi me lëndë djegëse i shkollave të Shtërpcës
- Politikane duan t`i ndihmojnë nxënësit në shëndetësi
- Vushtrria e 17-ta për afarizëm biznesor
- Taksistët e Prishtinës kërkojnë vend-parking
- Komisioni për vlerësimin e dëmeve të luftës - jofunksional
- Jetimat e Ballkanit hapin kuzhinën humanitare edhe në Prizren
- Legalizimet në Prizren me shumë vërejtje
- Në Gjilan për 10 muaj 21 raste narkomanësh
- Shumë mashtrues në listat e ndihmave sociale
- Filloi ndërtimi i rreth-rrotullimit në Veternik, durim një vit
Shtërpcë, 24 tetor Shkollat e Shtërpcës ende nuk janë furnizuar me lëndë djegëse për dimër. Ndërkaq, kjo vonesë ka shqetësuar drejtuesit e shkollave. Zahir Ymeri, drejtor i gjimnazit Kongresi i Manastirit në Firajë, ka thënë se kërkesa për furnizim me dru zjarri të lokaleve shkollore është dërguar në Komunë që në muajin maj, por deri tashti nuk është realizuar. Ai ka theksuar se rezervat në shkollën që e drejton ai janë shumë të pakta. Ne kemi pak rezerva drush, mirëpo ato nuk mjaftojnë. Nëse vonohet furnizimi me dru dhe na harxhohen ato që i kemi, jemi të detyruar ta ndërpresim procesin mësimor, ka thënë Ymeri. Po të njëjtin problem e kanë edhe të gjitha shkollat e tjera të Komunës. Zyrtarët komunalë, të pyetur për këtë çështje, kanë thënë se deri tashti nuk ka pasur ofertues seriozë për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse (dru) dhe për këtë arsye është anuluar njëherë tenderi i shpallur, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.










