Pas lufte në kryeqytet: 11 xhami, vetëm 2 me leje

Artikujt tjerė
- Avni Kastrati, kryetar i PDK-së në Mitrovicë me aklamacion
- Kurorëzohet qifti i parë shqiptarë në komunën e Ranillugut
- Nga e hëna, Gjakova pa ngrohje qendrore
- LDK-ja e akuzon pushtetin lokal për degradim të debatit në Kuvend
- Qytetarët ankohen për mungesë strehimi dhe infrastrukture
- Banorët e lagjes Palucaj me peticion kërkojnë rregullimin e rrugës
- Vetëvendosje: Komuna ka dështuar ta largojë borën nga rrugët e trotuaret
- Mbyllet për qarkullim tuneli përballë Grandit
- Pushteti lokal i Prizrenit me telashe të shumta karshi ligjit
- Objektet banesore të ndërtuara pa cilësi
Prishtinë, 15 tetor Vetëm dy nga 11 xhamitë e reja që janë ndërtuar pas luftës në Prishtinë, kanë leje ndërtimi. Kështu ka deklaruar për Kohën Ditore kreu i Drejtorisë së Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Behxhet Musliu, duke sqaruar në detaje se pas lufte në Prishtinë janë ndërtuar xhami pothuajse në çdo lagje të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Këtu ai ka përmendur xhaminë e ndërtuar në Kodrën e Trimave, në Kodrën e Diellit, në Arbëri, në Fushën e Pajtimit, lagjen Taukbashçe, në Tophane, tek tregu i Komunës në afërsi të ish-Fabrikës së Amortizatorëve, në lagjen Sofalia, në lagjen Kalabria, si dhe zgjerimi i dy xhamive të vjetra, njëra në afërsi të tregut të gjelbër dhe ajo në Lagjen e muhaxhirëve.
E në këtë listë nuk hyjnë edhe dy xhamitë më të reja që kanë filluar të ndërtohen, njëra në lagjen Mati, dhe njëra në Taslixhe, tek të cilat ka ndërhyrë Inspektorati komunal për të parandaluar ndërtimin, pasi që edhe ato janë pa leje ndërtimore.
Musliu ka pohuar se disa nga këto xhami madje janë ndërtuar edhe në pronë komunale dhe madje pa vendim të Komunës për ndarje të parcelës, si dhe pa u pajisur fare me leje ndërtimore.
Me përjashtim të dy xhamive, asaj në Lagjen e Pajtimit, si dhe në Kalabri, si dhe xhamisë së rindërtuar tek Tregu i Gjelbër, të gjitha objektet e tjera fetare të ndërtuara pas lufte nëpër qytet, nuk kanë leje ndërtimore, është shprehur Musliu.
Ai madje ka përmendur se leja për rindërtimin e xhamisë tek Tregu i Gjelbër është tejkaluar, pasi që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) as këtu nuk ka respektuar parametrat që janë dhënë përmes lejes së ndërtimit.
Edhe aty ka pasur shumë tejkalime të lejes ndërtimore, ka nënvizuar Musliu.
Ai ka shtuar se Komuna madje nuk i di as kufijtë e parcelave të xhamive të ndërtuara pa leje.
Disa nga to janë ndërtuar jo vetëm pa leje, por edhe në pronë komunale, pa pasur vendim të Kuvendit Komunal, ndërsa atyre nuk u dihen as kufijtë, ka deklaruar Musliu.
E zyrtarë të lartë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës e pranojnë se pas lufte pothuajse në çdo lagje të qytetit janë ndërtuar xhami të reja.
Adnan Bërbatovci, sekretar në këtë Këshill, ka thënë për gazetën se ndërtimi i të gjitha xhamive është bërë me kërkesë të besimtarëve, për çka ata kanë shprehur nevojën për objekte të kultit, pasi që ka pasur mungesë të madhe të tyre.
Këto xhami janë ndërtuar me kërkesë të besimtarëve, që njëkohësisht janë edhe votues të Komunës, e madje ka kërkesa edhe për xhami të tjera të reja, ka thënë Bërbatovci.
Ai vetë i ka përmendur me emra secilën prej këtyre xhamive të ndërtuara, por ka deklaruar se pos atyre që ka ndërtuar me lejen e Komunës, ka edhe disa të tjera që, sipas tij, janë mesxhid, apo shtëpi private të shndërruara në xhami.
Të tilla, sipas tij, janë xhamia në Bregun e Diellit, dhe ajo tek Tregu në afërsi të ish-Fabrikës së Amortizatorëve.
Ndryshe, Bërbatovci nuk ka pranuar të thotë se cilat nga xhamitë janë ndërtuar pa leje dhe pa vendim të Komunës, ndonëse nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Ne kemi ndërtuar disa xhami apo objekte të kultit pa leje ndërtimore, por kjo është bërë me kërkesë të besimtarëve të fesë islame, ka vlerësuar Bërbatovci.
Por, për këtë ai ka kërkuar mirëkuptim nga Komuna e Prishtinës.
Të gjitha kontestet që mund të ekzistojnë rreth këtyre xhamive, qoftë pronësore apo të tjera, besoj se do të zgjidhen me një mirëkuptim ndërmjet Komunës dhe BIK-ut, ka thënë Bërbatovci.
Ai është shprehur i bindur se një mirëkuptim i tillë edhe do të gjendet, përderisa publikisht ka deklaruar se BIK-u falënderon Komunën për ndarjen e trojeve për të ndërtuar xhami të reja, siç është ajo tek Fusha e Pajtimit, në Kalabri e së fundi edhe për Xhaminë Qendrore së cilës i është vënë guri i themelit para pak ditësh, në afërsi të Postës së Re.
Ne e falënderojmë Komunën për ndarjen e trojeve për ndërtimin e xhamive që janë ndërtuar në shërbim të qytetarëve dhe besimtarëve të fesë islame, ka thënë Bërbatovci.
Ndonëse, në BIK nuk janë deklaruar fare nëse për xhamitë pa leje është bërë kërkesë për legalizim në Komunë, në listën zyrtare të aplikuesve për legalizimin, të cilën e ka gazeta, rezulton vetëm një kërkesë për legalizimin e një xhamie. Fjala është për një kërkesë që është adresuar në emër të BIK-ut, për një xhami të paraqitur si e ndërtuar në lagjen Vellusha nr.15.
Megjithatë, sipas zyrtarëve të lartë komunalë xhamitë, ndërtimi i të cilave ka përfunduar, nuk pritet të rrënohen, edhe nëse për to është aplikuar gjatë procesit të legalizimit apo jo.
Muhamet Gashi, kryeinspektor në Komunë, ka thënë se ato objekte të kultit që tashmë janë ndërtuar në Prishtinë, duhet tu jepet mundësi që të legalizohen.
Atyre duhet tu jepet mundësia për tu legalizuar, kurse për objektet e reja që llogaritet të ndërtohen, për to patjetër duhet të jenë me leje ndërtimore, sepse normalisht që edhe BIK-u duhet të respektojë ligjin, ka saktësuar Gashi.
Ai ka vlerësuar se objekte pa leje janë ndërtuar gjithkah nëpër qytet në 20 vjetët e fundit, përfshirë këtu edhe xhamitë.
Dhe atyre që janë përfunduar me ndërtim duhet tu jepet mundësia për legalizim, dhe nuk mund të hyhet me rrënim, para se të shikohet mundësia e gjetjes së ndonjë mënyre për legalizimin e tyre, përmes adoptimit të planeve rregulluese, ka theksuar Gashi.


rasimi16.10.2012/10:19
HEJ ORE NJERZ KUSH E RREXON NI GJAMI MERR AZIL NE DANIMARK PO RREZONI GJAMIT .SE NUK KINI KOHE ME SHKUE NE TO..

hasani16.10.2012/04:08
Kjo nuk asht nji sen i ri per ' SHQIPTARIN ' te vazhdoje te jete anmiku i vet vetes mbase nji doktrinet besimit te imponuem me zore nga lindja e mesem gjat okupimit osman per 500 vjte.sot e harrojme gjakun dhe origjinen ilire duke shite kulturen dhe outoritetin iliroshqiptaroevropjan idenifikohemi me Avganistan Pakistan dhe boten arabe qe asht nji teritor ma i mrapambeturi ne bote, por vazhdoni se mire e kini se dikushe do ta paguje prape ket diference e cila po zhvidhohet ne qender te Evropes.

dioni don16.10.2012/03:50
Po me kujtohet nje fjale e te madhit hoxhe Idriz Gjilani qe edhe tashme lagjeja e kurrizit ka marre emrin e tij dhe thote "Kombi nuk shlirohet me parti e tarafe e as me SHIE Që FOLIN SHQIPTARQE".

fatos gerguri16.10.2012/01:09
Duket sikur ndikimi i fese eshte ne rritje ne Kosove,gje qe eshte lehte te kuptohet kur merren parasyshe faktoret qe ndikojneqeverisja e dobet nga ana e qeverise se Kosoves,qeverive lokale,duke perfshire ketu deputetet e parlamentit te Kosoves.Kush jane keta persona qe po i ndertojne gjithe keto xhami?A do te vije dita qe Kosova te njihet si vendi i xhamive ose Prishtina te njihet si qyteti i njemije minareve!A do t'i ngrisim permendore apo shtatore Sulatan Muratit ose Mehmet Fatihut?!.Ne cfare shkollash shkojne sot femijte tane,ku nga cdo dritare e thyer shohin patjeter minare!Kush eshte Adnan Berbatovci dhe kush jane keta "besimtare"?!"Besimi" nuk duhet te te jep leje te ndertosh ku e kur te teket!Na ishte nje enderr njehere per Kosove te lire Republike!Kosove ku ka ligj, rend dhe respekt, Kosove ku gjerat behen ne perputhje me normat demokratike te vendit, shtetit me te ri te botes,shteti qe njihet me se paku nga "xhamite".Sikurse Gjergj Kastrioti ndihet i vetmuar sot n'Kosove

Ujkani i Bujanocit15.10.2012/23:40
Vetem dhjete xhami te ndertuara pas luftes,vallahi bilahi jane shume pak.Prishtines i duhen edhe 150 xhami,per ti plotesuar nevojat e besimtareve shqiptare.Mos keni frike se do te ndertojme akoma me shume xhami.Serbia eshte kunder ndertimit te xhamive,ajo nuk po lejon qe te ndetohen xhami me minare ne Bujanoc,ska kush qe na ndale ne kete drejtim,Allahu eshte me ne .Shqiptaret do te bashkohen me vellezerit tane turq,dhe ne kete menyre do te shkaterrojme serbine dhe greqine,poshte evropa antishqiptare qe na ndau dhe varferoi,flm cifuteve amerikan qe na cliruan me urdherin e Allahut.Nese dikush done te me ofendoj le te me thojne ti je me kulture perendimore,une jam per ti mbushur trojet tona me faltore,sepse aty permendet dhe respektohet krijuesi dhe traditate tona shqiptaro islame dhe judeo krishtere,le te ndertohen edhe kisha e manastire e sinagoga aty ka besimtare te ithtareve te librit.Kush nuk mund te degjoje ezaninle te shperngulet ne serbi apo greqi a zvicer merrsh.

Luljeta Gashi15.10.2012/23:33
Qudi a en gjdo lagje ka ni gjami ncnnc,,turp,,slajn gjo pa tzez nerveti e kishe po shkojm po lutmi,e more tmjert ju per men tjuve,,fajet i ka qeverija e sidomos kryetari i prishtins qe lejon,,shpejt me hyp en qeveri nje Enver si en shipni,,en qdo qytet veq ka ni gjami e ni kish me lan tjerave bager tanav shpejt inshalla,,,

vali15.10.2012/23:18
Bashkesia Islame e Kosoves disa here e ka permendur se kan kerkuar leje nga komuna ne disa lokacione po komuna ska dhon leje,njerzt po falen ne oborr ne rruge ne bore e shi.Ju mund te urreni me komentet e juaja po vetem e tregoni te brendshmen e juaj,fobin ndaj islamit a sa qe e keni me te drejt HIQ.
e kujt nuk i pelqen me jetu ne Kosove se po u beka vend islam edhe pse shumica jane musliman le te shkojn more ne Peru ja Kolumbi ose ne Indi atje knaqen tu e adhuru viqin.e per qe prone komunale ma kadal se komuna na ka shume borgj se komunizmi sa token na ka mar pronave te xhamive.kishave jau ka kthy a me xhamite ka pune hanez?

rrenoni kishen15.10.2012/22:51
Un kisha propozu me rrenu kishen qe eshte ndertu ne tok te fakultetit dhe besoj qe nuk ështe me kodin e urbanizmit e pastaj mundem me I rrenu xhamijat. Pse bre burr po jav ... jn syrin xhamijat vall nuk e kuptoj ket popull. Mës me pas pas xhamija apo më me u leju ndertimi I xhamis krejt kosova kishte protestu. Ne do te xhykohemi pran Krijusit ton dhe si do te pergjigjesh per rrënimin e xhamijave.

Bekim15.10.2012/22:31
Vertet injoranca ska fund...kjo shihet edhe nga shume komente qe jane ber lidhur me ndertimin e xhamiave....ne Prishtine jane ber me mijra ndertime pa leje dhe askush nuk diskuton per to ndersa ndertimi i xhamiave qenka shume problem i madhe...injoranca ma e madhe eshte se ata qe kerkojn rrenimin tash te tyre mendojn qe skan me vdek kurr dhe se nuk kane me pas nevoj per me u paraqite nde dere te xhamis....Ky institucion qe quhet Xhami ka me mijra dobi...por paragjykimi yne eshte se ne e lidhim meniher me Afganistan...ndersa ne skemi lidhje as me Afganistan e as me Turqi...Feja eshte personale per secilin dhe askush nuk ju detyron as ne xhami me ardhe...Komuna flen...para objekti te komunes ne qender te Prishtines eshte objekti 12 katesh i cili 5 kate se paku i ka ndertuar pasi qe eshte rrethura me skele ndertimi dhe nga brenda eshte punuar pasi qe skan pas leje...
Kjo gazete eshte antiISLAME dhe temat e tilla kane per qellim ndjelljen e ndjenjes antifetare nder popullin tone...Ne jemi Shqiptar me tre fe...por ky popull nuk ka pasur asnjeher te pafe...e disa gazeta skan me cka me u marr veq se me XHAMIA e me musliman...

Patriot15.10.2012/22:14
Hej O shqiptar, e kini ba Kosoven Afganistan, nuk po ju vjen marre qe e shkaterruat qdo gje!! Ma mire ka qene Kosova para luftes se mas, eshte bere si shtalle e lopve, me Xhamia, ku a kapet mas religjionit ma te ... dhe te flliqt ne bote, more po popull pa Zot, pa asgje, Xhamia sjell dhune dhe urrejtje dhe prapambetuni

benyyy15.10.2012/21:09
nuk quditem qe jemi shpallur populli me analfabet ne rajon...na u ka shperlar truri dhe verbuar syte...ne cofse vazdhdojme me kete trend do ja kalojme edhe afghanistanit.duhet rrenuar sa me pare keto xhami...!!

Badench15.10.2012/20:53
xhamija nuk asht mir per ju sepse xhamija asht kundra droges, alkoholit,prostitutkave,pederave,komunistave e ju shka jeni kundra xhamijave ju i takoni mesiguri nji grupit qe i permenda lart,

STRELLCI I EPERM15.10.2012/20:44
ESKAVARORIN E RRAFSH ME TOKË TE GJITHA XHAMITË PA LEJE DMTH 9 XHAMI...

ajetajeti15.10.2012/20:36
wow a veq 10 i paskan maru a more kshyrni se mos po jan ma shum se.ju qe gjaku poju vlon pse jan maru kaq shum gjamia ne kosov me emer te allahut ne gjdo lagjew kan me kan ka 20 gjamia e atyre qe jau prishin gjumin ne mengjes atyre shejtani ne trup juka hi e sun e ndegjojn ezanin e ju duket vetja si ne arabi se ne evrop mir i kini punt qe si te zgjoheni grujen e sheh me tjeter ne krevet e vet veq e shikon

Loti15.10.2012/20:18
EDHE 10 VITE KAN ME MET VEQ MUXHAHEDIN DHE HAJNA NE KOSOVE

idrizi15.10.2012/20:13
te ura ne MITROVICE eshte nji barrikade pa leje shkoni o trima shkoni atje eshte pengesa e lereni xhamite rehat...

musliman15.10.2012/19:45
pak xhamia ken dertu shum pak po juve pos i pengon xhamiat se do te kalli ne zjerrin e xhenemitt more bala

hagji sylamani15.10.2012/19:30
ej kur povij ne pushime po trishtona vlla jam ne arabi a ne kosov amu qysh nuk ja hup vaktin ajo far zhurmja e pa durushme edhe rrym mos me pas ata kishin

mini15.10.2012/19:23
te renohen te gjitha.ku ka ne boten e civilizume kujt ti teket ne prone komunale te ndertoj qka te doj.po cka nese jan musliman tash duhet shpirtin te na hajn dhe mendojn se jan ne arabi dhe mund te bejne cka te dojn.po rjo se kjo eshte Evrope e eshte kulture ketu or mjekrosha.nese nuk i rrenon komuna do ti renojmne populli se nga tollovia qe krijojn dhe ulurimat ne mengjes nuk mund me te jetohet normal.ndertoni shkolla,spitale,fabrika e jo objekte te kultit se askujt nuk i duhen.feja te gjith popujt i ka lene ne eresire.ma publikoni.

agim15.10.2012/19:18
nuk jom ka kuptoi qka po ju pengoin Xhamiat kerkush me zor spo ju shtin me shku ne Xhami ato jon maru per besimtar musliman edhe ne Xhami folen vetem fjal te mira te urta.edhe se di qka pe perzini fen muslimane me popullin Arab,populli Arab nuk jon musliman ata jon pagan si ju qe po shkruni kunder Xhamiav

Linda15.10.2012/19:05
Po ku ishe ti kreu i Drejtorisë së Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Behxhet Musliu??? Nese e ke pergjegjesine per me i ndalu gjerat e tilla qka po ankohesh ketu kur si pasoje e moskryerjes se punes sate keto gjera kane ndodh. Nuk e di se qka kane keta politikanet tane mbrenda kokes se tyre ndoshta e vend te trurit e kane ndonje laker se sillen si pa krye dhe veq ankohen. Jam e sigurte se nese e vem ne pozite nje femij 5 vjeqar do te ishte me pergjegjes se keta primitivat tane me kravat. Kjo lloje qeverie eshte teper deshpruese dhe e mbyte shpresen se gjerat do te ndryshojne ndonjehere.

I HARESHMI15.10.2012/18:49
Shum mirA keni njeh,Kasinot Hotelet Pubat Shpijat e Rezilis ne te cilet shum nga keta komentues e Politikana i vizitojn hapur ose msheft.Simbas komentusveMa dobishme qenkan keto te latpermenuna se sa Xhamit,ose Kisht!.A thuni keto parat qe i lan aty jan me njers,apo me punt te pista!?.Per mua gjdo person qe kundershton fen asht teper i ulet sa qe si vyn asnje populli,bile as ARABVE,me gjith respekt ndaj ketyne POPULLI E Shtetevegje qe se mund te krahasoen grupe individi me nje popull apo shtet.Jo besimtari eshte person pa livore,siq thuhet nga njerzit e meqem.PO edhe zoti si thot ne liber te shejt."ATA QE LUTEN TEK UNE DHE KERKOJN MESHIR ATE EDHE DO TA QEJN",por ka porosi edhe per ata te pa bes.ZJARI E TYMI I ZI TO TE MBULOJ TRUPIN TUAJ,DHE NUK KENI ME MUJT ME GJET NDIMES PER NDIM NGA UNE,VEPRAT TUJA TE LIGA KAN ME JU GJYKU.por kam edhe une nje porosi lexoni per fet ma shum dhe ejani merni fjalen ketu dhe folni diq qe ka dobi populli e jo rrumat t'juve negative qe i perkisni.

ekremi15.10.2012/18:43
se pari duhet mi perzane krejt arabt me gjithe disa shqiptar ne thojza e gjamit mi qu bashke me ta ne arabi.kosova eshte shqiptare
.

Ganja15.10.2012/16:53
sen spo na vyn kto xhamija veq gjumin pona prishin si trent 5 mjesit ajan normal kta ma mire me investu per rinin ne sporte se sa mu ba muhaxhedina kunder evropes

platoni15.10.2012/14:33
kur isha femij mendojsha se nje fraze e popullit qe i takoj edhe une ishte raciste dhe nuk dajsha pelqim per te njejten!kja ishte "katunarin vetem me pasaporte te lejosh te hyn ne qytet". por sot qeveria qe na udheheq per faj te keq me bide cdo dite se ata kishin te drejte.
shikioni nuk duhet nje parameter me i mira se ky, sa komentime primitive ka me kete artikull, dhe shikoni per trashegimin tone nacional askush as nuk e lexon e jo qe te komenton.
e keqja e shqiptarit eshte vete shqyptari.

llapjani15.10.2012/14:24
po e kan gjet venin shtet i hajnave krejt bota arabe bjen turli lloj kulture arabe ne kosove,po populli eshte analfabet se ju kisha than maroni shkolla e spitale na kan lodh gjamijat.kosova ka kultur evropjane e jo arabe...shkatrroni o popull se kini me jav pa sherrin gjamijave ma zi se shkaut

Prishtinasi15.10.2012/14:21
Turp dhe vetem turp per keta primitiv qe udheheqin Prishtinen.Tani do ndertohen edhe 10 xhami,20 tyrbe,15 dhe 15 teqe.Tere komuna qeveriset nga personat primitiv dhe te afermit e Ises.Tani ky fare Berbativci i rrethines se Prishtines,thote jane ngritur xhamit pa leje.Ku ishe ti or primitiv.Nuk eshte komuna prone e te deformuarve,atyre qe nuk kane lidhje me civilizim.Vota e ardheshme do tregojne se kush do qeverise ne qytetin me me se shumti xhamia dhe papasterti.Duhet bere kallzim penal atyre qe jane pergjegjes per Planin urbanistik te Kryeqytetit.

dreni15.10.2012/14:19
kujt po i pengojn xhamite? edhe pse nje vend ku luten njerzit per meshir prap siq duket dikujt po i pengon, mendoj qe kjo eshte nje vazhdimesi.. edhe ne te kaluaret muslimanet kan qene te privuar nga e drejta e e tyre per tu lutur

shaipi15.10.2012/14:16
pikrisht e keqja qendron qe faltoret nuke jane ndertu per nevoja te besimtareve por per nevoja te hoxhallareve e tregetareve, qe te gjitha jane mbush me dyqane per rreth e ase qe shqetesohen per besimtaret sa qe te premteve pengojn edhe kalimtaret tu u fal ne rrug e trotuare se skan ku falen vendin e kane zene dyqanet tregtare.

besimtari sinqert15.10.2012/13:17
mos u bani marak se edhe shum te tjera kemi me maru...mos e lodhni kryt me u ba nervoz per ket pun,se ne nuk e kem nermen me u nal.ndaq me qef e ndaqi me zor...

turbomyslimani15.10.2012/12:54
interesant qe as nje shkolle nuk u ndertua me ndonje iniciativ "qytetare" per te ardhmen me te bukur shoqerore por ndertohen objekte kulti qe popullin do ta shtyen ne nje varferi mentale adhe pse ndoshta me te mbrapambeture nuk mundemi te behem.
keto gjera ndodhin vetem ne avganistan dhe ne pakistan, dikush nderton nje objekt xhamie e askush nuk e sheh derisa te perfundon ndertime e athere dikush rastesisht e vren ate dhe qe te jet me tragjike aja ndertohet edhe ne trullin komunal! arsyetime tragjike te tipeit allaavganista "ne iniciativ te besimtarve mysliman" dmth feja jashte ligjit qytetar dhe mun te nderton e teben cdo gje ne "emer te besimtarve mysliman" keta tipa "berbatovca" nuk kane lidhje me fen keta jane shpijuna serb qe punojne per serbine te tregohet europes se ne jemi mysliman te eger ndertojme xhamija ku do ce deshirojme pa leje e me leje se ne jemi te besimite mysliman e cčshte edhe me ironi ndertojme ne lagjen e KALaBRIS dhe te ARBERIS, zoti na rujte po te kqi ishim!.

Naja15.10.2012/12:53
Mbi 850 xhami jane aktualisht ne kosove, si duket po permbushen standardet qe perfundimisht te mbetemi afganistani i europes...

abdo15.10.2012/12:53
po qe besa nuk do te shkoi koh e gjat e do na e marrin anen dmth muhaxhedinet e jo,nuk e kam fjalen per muslimanet se edhe perpara jemi kan musliman e jemi fal por qishtu me mjekrra e me pantollona te shkurt,e mos me ia ep doren burri gres se kojshis psh ose grueja burrit kur pershndeten ose shkojn e enden ne mes veti vetem tash ka fillu e po shumohet ky nr. i popullit e per ata as me xhamia pa leje nuk esht mir.

Alban Bregu15.10.2012/12:46
Pse more zotri të legalizohen, a veç pse i teket dikujt, ndonjë fondacioni shumë të dyshimtë, të ndërtoj gjami edhe në pronë komunale ti legalizohet objekti që shkatrron planin urbanistik të kryeqytetit. Mos harro se BEja i vëzhgon edhe këto veprime, nëse ne duam të ndërtojmë objekte fetare ku ti teket dikujt, me leje e pa leje, apo me insistime e protesta, siç është vënja e gurthemelit të xhamisë tek posta, vaj halli për Kosovën. Kjo është shkelje direkte e ligjit dhe për mosveprim të ligjit BEja ka sanksione të ashpra të cilat populli do ti vuaj në kurrizin e vet. Të mjerët na kur e gjithë paria e Kosovës, pa dallim, duke synuar shtimin e votave për partinë e vet, merr pjesë në një ceremoni për ndërtimin e xhamisë aty ku nuk e ka vendin fare. Unë nuk jam kundër kësaj xhamie, të mirremi vesh, por jam kundër presioneve dhe lokacionit që është caktuar. Aty nuk ka vend ku të parkohet një veturë e ndihmës së shpejtë, ndërsa Komuna e Prishtinës jep leje për ndërtim xhamie. Sa traxhike aq e dhemshme për gjeneratat që do vijnë në Prishtinë.

pishtari15.10.2012/12:40
po pse a mos pi presim shkiet e komnues me na dhone lejen as ymyd mos mani kena me ndreq edhe skena me vet kone.

luli i vocerr15.10.2012/12:36
qdo objekt q ndertohet pa leje duhet te rrezohet mirpo kto objekte xhamia qe jan ndertu nuk duhet t rrezohen se jan shtepi e shenjte komuna esht dasht ma heret t mirret me ket problem e jo tash kur jan ndertu .une jam kunder ndertimit ilegal.n vend se komuna t kontrollon qdo dit gjendjen e urbanizimit e del me thashethame gjdoher me vones .krejt kto xhami qe jan ndertu mas lufte qe po thojn nuk kushtojn ma shtrenjt se kisha katedralja qe u ndertu te tre shehsirat mandje e kan prish edhe shkollen e mesme qe u kan aty.oj komun kryje punen si duhet ateher nuk ndertohen objektet ilegale

baalozi@yahoo.com15.10.2012/12:34
DUHET RRENUAR TE GJITHA

Mentori15.10.2012/12:33
Buki Buki, mos hin llugave. Ka ne Kosove fabrika te rrezikshme por keto nuk jane xhamite.

Buki15.10.2012/12:18
Punet jan thelle. Turqia dhe Arabia do te shtrij ndikimin e saj ne Ballkan permes shqiptarve. Por fajet i kane ne fund te fundit institucionet komunale qe i kane lejuar. Keto duhet rrenuar per te sqaruar se ne Kosove ka ligj dhe nuk ndertohet sikur ne Afganistan pa leje. Ky kult ku duhet te sherbeje si shembull per ligj, i nxit njerezit te mos respektojne ligjin. Sikur te ishin shkolla zanati ok por fabrika te rrezikshme per vet shqiptaret dhe pastaj Evropen.












Agron30.10.2012/03:28
qkeni more njerz? mos po jav merr tokat e juaj per xhami a?