Drejtësia në Pejë përballet me krizë kuadrosh

Artikujt tjerė
- Gjilan: Mungesa e policëve vështirëson ekzekutimin e urdhëresave të gjykatës
- Drejtësia në Pejë përballet me krizë kuadrosh
- Dragash: Strukturat paralele vazhdojnë ta sfidojnë arsimin e Dragashit
- Gjakovë: Zvarritet projekti i Shëndetësisë komunale për emergjencën në QKMF
- Prishtinë: Kontesti për borxhin e mbeturinave përfundon në Gjykatën Ekonomike
- Në Vushtrri, Drejtoria e Kulturës me 35 punëtorë, ajo e Prokurimit me 4
- Kllokot: 32 mësimdhënës marrin paga nga Kosova dhe nga Serbia
- Katër shkolla të Vushtrrisë vëllazërohen me shkollat e Lezhës
- Klina ska mjete për bursa studentësh
- Dyzetë euro pagesa sezonale për vikend zonë në Brezovicë
Pejë, 12 tetor - Prokuroria e Pejës vazhdon të përballet me një numër të madh lëndësh, shkaku i numrit të vogël të prokurorëve për ti përfaqësuar ato. Me gjithë angazhimin maksimal të kësaj prokurorie, është numri i vogël i prokurorëve një nga arsyet kryesore të grumbullimit të lëndëve që ndër vite kërkojnë zgjidhje. Pesë prokurorë sa aktualisht ka kjo prokurori, janë të pamjaftueshëm të shqyrtojnë lëndët pos Pejës, edhe Deçanin, Klinën dhe Istogun. Nga ana tjetër, shumë lëndë që kanë mbushur sirtarët e Prokurorisë dhe gjykatave rrezikohen të mos trajtohen fare nga ofrimi i afatit të parashkrimit. Mungesa e prokurorëve shkakton shtyrje seancash në gjykata, sepse ka gjykime që prokurorët nuk mund të marrin pjesë, sepse njëherësh caktohen shumë gjykime. Në 4 gjykata sa ka kjo prokurori, caktohen gati çdo ditë gjykime, ndaj ka raste që nuk mund të përfaqësohen nga prokurorët tanë, ka thënë Lirie Morina, u.d. e kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës. Ndonëse kriminaliteti ka shënuar një rënie të lehtë këtë vit, numri i lëndëve të reja dhe kallëzimet penale janë të mëdha, thonë përfaqësues prokurorie. Këtë vit është një rënie e ulët e kriminalitet, por prapë ka stërngarkime me lëndët. Vetëm deri në këtë periudhë të vitit janë pranuar 1.898 lëndë kundër personave të identifikuar, 819 raporte nga policia që kërkojnë shqyrtim, pastaj 886 lëndë me kryes të panjohur të veprave penale. Ndërsa, nga fusha e të të miturve kemi pranuar 104 lëndë , ka njoftuar Morina. Shqetësuese për Prokurorinë gjithsesi mbetet efikasiteti në punën e hetimit dhe përfaqësimit në gjykime. Mungon efikasiteti i prokurorëve në procedura hetimore, pastaj në përfaqësime në gjykatë kur po i njëjti prokuror obligohet që brenda ditës të përfaqësojë edhe 10 lëndë.
Prokurorët nuk kanë kohë të mjaftueshme tu përkushtohen secilës lëndë në kohën e duhur edhe shkaku i seancave , ka thënë Morina.
Në mënyrë zinxhiri, efekti i punës së Prokurorisë ndërlidhet me atë të gjykatave. Gjykatat e ndiejnë frikën e parashkrimit të lëndëve shkaku i mostrajtimit me kohë të tyre. Ka shumë lëndë që rrezikohen të parashkruhen, shkaku i grumbullimit të tyre me vite. Është evidente se mungesa e prokurorëve, ka sqaruar Hidajete Veseli, zëvendëse e kryetares së Gjykatës komunale të Pejës. Sipas saj, me këta pak prokurorë sa janë aktualisht shumë lëndë pa dashje zvarriten, sepse janë lëndët që trajtohen me prioritet, e ato më të lehta duhet të presin dhe detyrimisht rrezikojnë parashkrimin. Deri nga fillimi i këtij viti, Prokuroria e Pejës ka pasur vetëm 4 prokurorë, që është dashur të kryenin veprime hetimore dhe përfaqësime në 4 gjykata. E nevojat e prokurorisë janë që ky numër të dyfishohet. Vetëm Gjykatës komunale të Pejës i nevojiten ti ketë çdo ditë nga 4 prokurorë. Ne si Prokurori na nevojiten së paku edhe 5 prokurorë të tjerë. Të paktën 4 prej tyre nevojitën për përfaqësime në Gjykatën e Pejës, e pjesa tjetër për 3 gjykatat të Deçanit, Klinës dhe Istogut, ka thënë Morina.
Legjenda: Hidajete Veseli, zëvendëse e kryetares së Gjykatës komunale të Pejës, ka thënë se ka shumë lëndë që rrezikohen të parashkruhen, shkaku i grumbullimit të tyre me vite










genti12.10.2012/23:18
ne gjykatat kosovare nuk ka drejtsi dhe siq duket nuk do te ket fare sepse te gjith jan te korruptuar..