• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Dragash: Strukturat paralele vazhdojnë ta sfidojnë arsimin e Dragashit

Publikuar: 12.10.2012 - 22:09

Dragash, 12 tetor – Shkollat e Gorës së Komunës së Dragashit, vazhdojnë të sfidohen nga strukturat paralele. Adnan Rexhepllar, koordinator për mësimin në gjuhën boshnjake në DA, thotë se viti i ri shkollor, pos problemeve të njohura, ka nisur me kohë në të gjitha shkollat dhe në shkollën e vetme të mesme në Dragash. Pos shkollave, të cilat tashmë punojnë me planprograme të Kosovës, si në Restelicë, Krushe, Zlipotok, Brod, Rapçë e Lubevisht, këtë vit, sipas tij, janë krijuar kushte edhe në shkollën e Vraniqit e Kërstecit të Epër, në Kërstec, funksionon shkolla paralele dhe se arsimtarët e kësaj shkolle nuk kanë lejuar që të hapej paralelja në gjuhën boshnjake. Nxënësit dhe mësuesit, të cilët punojnë me planprograme të Kosovës, kanë qenë të penguar që ta nisnin vitin e ri shkollor. Me gjithë këto vështirësi, viti shkollor ka nisur edhe në këtë lokalitet”, ka pohuar Rexhepllar. Ndërsa ai ka deklaruar se në shkolla të mesme të ulëta në Gorë, mësimin me planprograme të MASHT-it e ndjekin më tepër se 500 nxënës, ndonëse ky numër nuk është përfundimtar, ngase, sipas tij, ende nuk janë ofruar shënimet e sakta nga disa shkolla, ku nxënësit vazhdojnë të lëshojnë mësimin paralel, për t’u integruar në mësimin me plan programe të Kosovës. Duke iu referuar mësimit në SHM “Ruzhdi Berisha”, ai ka bërë të ditur se këtë vit është shtuar numri i shkollarëve në klasën  X dhe se tashti, në këtë shkollë, mësimin në gjuhën boshnjake e ndjekin 85 nxënës, nga klasa e dhjetë deri në të 13-n. Për sistemin paralel, me planprograme të Serbisë, si në shkollën fillore, ashtu edhe në atë të mesme të nxënësve të këtij komuniteti, ka pohuar se ai ende është i fuqishëm, duke mos e respektuar asnjë ligj të Republikës së Kosovës.  “Ata kanë uzurpuar shkollat, të cilat i menaxhon Drejtoria e Arsimit. Është me rëndësi të theksohet se në Mlik edhe këtë vit shkollor funksionon shkolla e mesme paralele”, ka thënë ai. Si Rexhepllar, ashtu edhe drejtori i DA-së, Hajri Ramadani, ka pranuar se sistemi paralel është më i fuqishëm në lokalitete në afërsi të qendrës komunale, ku rreth 200 nxënës të Dragashit, Kukajanit, Lybevishtit, Radeshës e Leshtanit, të cilët para 4-5 vjetësh kanë ndjekur mësimin në shkollën “Fetah Sylejmani”, tashti mësimet i ndjekin në Kukajan e Lybevisht dhe kjo në gjuhën serbe.  “Sistemi paralel funksionon edhe më tej në disa fshatra në afërsi të qendrës komunale. E tëra kjo është duke u bërë me një strategji të përbashkët të ish-drejtorit të kësaj shkolle, i cili pas lufte ka shkuar në Beograd, si dhe personelit arsimor të këtyre  lokaliteteve, të cilët vazhdojnë të marrin paga nga Beogradi. Me këtë, këta punëtorë arsimi po përgatisin kuadro që destinim të vetëm e kanë Serbinë”, ka përfunduar Rexhepllar.



 

Komente (1)

Xhevdet Dervishaj15.10.2012/11:53

po e kuptoj kur Serbet nuk dojn me u bashkangjit strukturave Kosoves, por Boshnjaket? nuk muj me kuptu, sepse i kan gjitha drejtat gjuhes, nacionalitetit Boshnjak, e me shku ne Beograd me bere struktura paralele? Po shum faleminderi prej tyre, dhe nuk kan nevoje me u anku per Srebrenicen, sepse po bashkpunojn me vllezrit Serbe, e neve po i bojn struktura paralele. Qeverija Kosoves duhet menjehere me reagu me Policine Specijale atje, dhe me pru gjendjen ne vend.

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell