Gjakovë: Zvarritet projekti i Shëndetësisë komunale për emergjencën në QKMF

Artikujt tjerė
- Gjilan: Mungesa e policëve vështirëson ekzekutimin e urdhëresave të gjykatës
- Drejtësia në Pejë përballet me krizë kuadrosh
- Dragash: Strukturat paralele vazhdojnë ta sfidojnë arsimin e Dragashit
- Gjakovë: Zvarritet projekti i Shëndetësisë komunale për emergjencën në QKMF
- Prishtinë: Kontesti për borxhin e mbeturinave përfundon në Gjykatën Ekonomike
- Në Vushtrri, Drejtoria e Kulturës me 35 punëtorë, ajo e Prokurimit me 4
- Kllokot: 32 mësimdhënës marrin paga nga Kosova dhe nga Serbia
- Katër shkolla të Vushtrrisë vëllazërohen me shkollat e Lezhës
- Klina ska mjete për bursa studentësh
- Dyzetë euro pagesa sezonale për vikend zonë në Brezovicë
Gjakovë, 12 tetor - Qendra e Emergjencës e Gjakovës, ende është pa hapësira të mjaftueshme pune, thonë zyrtarë shëndetësie. Vonesa e kalimit të Institutit të Shëndetit Publik në objektin e ri, i ndërtuar me mjete të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili nuk po bëhet prej një viti, po vonon edhe një projekt të Drejtorisë së Shëndetësisë, për shërbimin emergjent në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Në fakt sipas zyrtarëve të Shëndetësisë , Gjakova ka planifikuar të investonte 40 mijë euro për krijimin e kushteve dhe zgjerimin e hapësirave për këtë shërbim. Por kjo nuk po ndodhur shkaku se projekti parasheh që kjo qendër të përfshijë edhe zyrat që aktualisht po punon ISHP-ja. Ndërsa Shërbimi i emergjencës, sipas udhëheqësve të QKMF-së, po vuan për më shumë hapësira pune. Kjo po vështirëson punën si të stafit mjekësor, ashtu shërbimet për pacientët. Këtë e pranojnë si në këtë qendër, po ashtu edhe në Drejtorinë komunale të Shëndetësisë. Albert Haxhiu, drejtor i QKMF-së, thotë se Shërbimi i urgjencës nuk funksionin në kushte normale, siç kërkohet, kjo për mungesë të hapësirës. Shërbimi ka shumë pak hapësira pune dhe me 2 ekipe sa janë në dispozicion, është e ngushtë për funksionim, thekson Haxhiu të mërkurën. Por Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të punojë në objektin i cili është nën kulmin e QKMF-së, edhe pse një objekt i ri modern është ndërtuar nga Ministria e Shëndetësisë para një viti. Por edhe pse ai ka përfunduar që në tetor të vitit të kaluar, ende nuk hyn në funksion. Drejtori i këtij Instituti, Sinan Rizvanolli, ka theksuar të mërkurën se nuk dihet se kur do të kalojnë në objektin e ri. Presim që ai të kompletohet për të kaluar. Por kjo varet nga Ministria e Shëndetësisë, thekson ai. Kristë Deda, drejtor i Shëndetësisë i Gjakovës, thotë se nuk do të presë në pafundësi që Instituti... ti lirojë zyrat. Deklaron se ISHP-ja mund të rrijë më së largu deri në mars të vitit të ardhshëm. Kemi bërë disa herë kërkesa për lirimin e zyrave, në mënyrë që të bëjmë investimin, ka thënë Deda. Në fakt, sipas Dedës, Gjakova përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka ndarë një shumë mjetesh që porsa të lirohen ato zyra të investohet në zgjerimin e hapësirave për shërbimin emergjent. Shërbimi emergjent është një nevojë imediate ku duhet të intervenohet. Në këtë shërbim punohet në kushte të pafavorshme, thotë Deda. Komuna, sipas tij, ka siguruar 40 mijë euro për të zgjeruar hapësira. Gazmend Doli







