Prishtinë: Kontesti për borxhin e mbeturinave përfundon në Gjykatën Ekonomike

Artikujt tjerė
- Prishtinë: Kontesti për borxhin e mbeturinave përfundon në Gjykatën Ekonomike
- Në Vushtrri, Drejtoria e Kulturës me 35 punëtorë, ajo e Prokurimit me 4
- Kllokot: 32 mësimdhënës marrin paga nga Kosova dhe nga Serbia
- Katër shkolla të Vushtrrisë vëllazërohen me shkollat e Lezhës
- Klina ska mjete për bursa studentësh
- Dyzetë euro pagesa sezonale për vikend zonë në Brezovicë
- Kushtetuesja e bind Komunën për rikthim në punë të një shërbyesi civil
- Kreu i Kamenicës, kryekomunar shqiptar i vitit
- Prishtinë: Përurohen tri qendra të mjekësisë familjare
- Varreza në Lubishtë dyshohet se është e vjetër rreth 100 vjet
Prishtinë, 12 tetor- Kontesti për borxhin prej 1.4 milionë eurosh që Komuna e Prishtinës ia ka Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave (KMDM) ka përfunduar në organet e drejtësisë. Drejtues të kompanisë Pastrimi kanë bërë të ditur për gazetën se i janë drejtuar Gjykatës Ekonomike në Prishtinë me kërkesën që të bëhet një ekspertizë e të gjitha marrëveshjeve që janë bërë me KDMK-në, në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat rreth pagesës, ose jo të vlerës së borxhit të vjetër.
Feim Salihu, drejtor në kompaninë Pastrimi, ka pohuar se kërkesa e tyre është pranuar nga Gjykata Ekonomike dhe se kjo kërkesë ka të bëjë me marrëveshjet që janë bërë rreth pagesës së çmimit të deponisë, e cila ka pasur për bazë mirëkuptimin që aq sa kompania të inkasojë nga qytetarët po aq ti paguajë KMDM-së.
Kryeshefi i ri i Kompanisë së Deponive ka kërkuar që të mos zbatohen këto marrëveshje, duke kërkuar që të paguhet menjëherë 30 për qind e vlerës së përgjithshme të borxhit, që i bie diku afro 400 mijë euro të paguhen përnjëherë, ka thënë Salihu.
Ai ka shtuar se kjo është një kërkesë e papërballueshme për kompaninë Pastrimi.
Ne kaq shumë mjete nuk i kemi pasur kurrë në xhirollogari dhe as nuk kemi shans ti bëjmë, pa ndonjë përkrahje nga institucionet e tjera, ka thënë Salihu.
Prandaj, sipas tij, ekspertiza duhet të bëhet për të argumentuar se cila palë nuk u është përmbajtur marrëveshjeve.
Nëse del se ne i kemi respektuar ato, atëherë kërkojmë që në formën e tillë të vazhdohet për shkak se ne nuk kemi shkop magjik për ti detyruar qytetarët që të paguajnë me dhunë, dhe aq sa të inkasojmë aq edhe do të paguajmë për deponi, ka nënvizuar Salihu.
I pyetur se a i ka menduar Pastrimi format për të rritur inkasimin, Salihu ka thënë se me padi puna po ecën shumë ngadalë.
Ne as që e shqyrtojmë mundësinë që të bojkotojmë mbledhjen e mbeturinave, duke shkaktuar kaos në qytet. Nuk mund të bëjmë skandale të tilla, ka thënë ai.
E duke u ankuar në punën e gjykatave, ai ka thënë se ato nuk janë azhure në përfundimin e lëndëve që kjo kompani ka proceduar atje kundër klientëve të papërgjegjshëm në kryerjen e obligimeve mujore.
Ne brenda vitit po detyrohemi të dërgojmë 20 mijë lëndë në gjyq, kurse ata po i përfundojnë maksimumi 1.400 lëndë në vit. Bazuar në këtë ecuri lëndët tona ata nuk mund ti kryejnë edhe për 15 vjet, ka thënë Salihu.
E bazuar në krejt ecurinë e problemit, ai ka theksuar Pastrimi vazhdimisht po ia paguan Kompanisë së Deponive faturat mujore prej 80 deri në 90 për qind të shumës totale.
Por, krejt ndryshe nga ai ka pohuar kryeshefi ekzekutiv i KMDM-së, Abdullah Haxhiu.
Ai madje, veçmas është ankuar në kompaninë Pastrimi ndryshe prej kompanive të tjera regjionale, të cilat po ashtu kanë borxhe, por në vlera dukshëm më të vogla.
Pas padive që i kemi bërë në prill, ndaj kompanive regjionale për mospagesën e borxheve, ajo e Komunës regjionale të Prizrenit po i paguan rregullisht faturat, ndërsa me atë në regjionin e Gjilanit kemi arritur marrëveshje për riprogramim të borxhit, ku përpos faturave mujore çdo muaj do të paguhet edhe 10 për qind e borxhit të vjetër, ka thënë Haxhiu. Ai ka thënë se problemi më i madh është krijuar me autoritetet komunale të Prishtinës.
Me Prishtinën nuk qëndrojnë punët mirë. Ata nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë marrëveshje për riprogramim, ndonëse janë deklaruar vetë edhe publikisht se janë për marrëveshje. Në vend të kësaj, ata kanë kërkuar ekspertizë në gjyq, por qëllimi i kësaj është vetëm që të përfitohet në kohë, dhe jo se të arrihet diçka me këtë ekspertizë, ka pohuar Haxhiu.
Ai ka vlerësuar se Pastrimi edhe në raportimet vjetore që ka bërë e ka pranuar se e ka këtë borxh.
Edhe në marrëveshjet e mëhershme është pranuar borxhi, i cili në vazhdimësi ka shkuar duke u rritur, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, ai ka përgënjeshtruar drejtorin e Pastrimit që ka dhënë edhe më parë për gazetën se kjo kompani po paguan deri në 90 për qind të faturave mujore në KMDM.
Kjo nuk qëndron, dhe nuk është e vërtetë, sepse ata po i kryejnë deri në 70 për qind të faturimit, dhe këtë mund ta dëshmojmë edhe me fakte, ka saktësuar Haxhiu.
E më pas ai ka pohuar se në rast se vazhdohet në këtë formë, neve na vjen keq, por shumë shpejt mund të vijë deri tek kufizimi qasjes së kësaj kompanie në sjelljen e mbeturinave në deponitë tona.
Ndërsa i ka bërë ftesë publike kompanisë Pastrimiqë të pranojë një riprogramim të borxhit, Haxhiu ka thënë se u kam bërë thirrje që të dalim me çfarëdo propozimi për këtë po ata as këtë nuk e kanë bërë.
Ne do të duhet të marrim masa përpara krejt kësaj situate, sepse më kështu nuk mund të vazhdohet, ka thënë Haxhiu.
Por, Salihu ka pohuar se pa u kryer ekspertiza e kërkuar në gjyq, marrëveshje të reja nuk do të ketë.
Ne nuk do të bëjmë kurrfarë marrëveshje pa u kryer ekspertiza e kërkuar, ka thënë ai.








