Në Vushtrri, Drejtoria e Kulturës me 35 punëtorë, ajo e Prokurimit me 4

Artikujt tjerė
- Në Vushtrri, Drejtoria e Kulturës me 35 punëtorë, ajo e Prokurimit me 4
- Kllokot: 32 mësimdhënës marrin paga nga Kosova dhe nga Serbia
- Katër shkolla të Vushtrrisë vëllazërohen me shkollat e Lezhës
- Klina ska mjete për bursa studentësh
- Dyzetë euro pagesa sezonale për vikend zonë në Brezovicë
- Kushtetuesja e bind Komunën për rikthim në punë të një shërbyesi civil
- Kreu i Kamenicës, kryekomunar shqiptar i vitit
- Prishtinë: Përurohen tri qendra të mjekësisë familjare
- Varreza në Lubishtë dyshohet se është e vjetër rreth 100 vjet
- Pejë: Tetë këshilltarë të LDK-së padisin komunën për mosdhënie të pagave
Vushtrri, 12 tetor- Sipas një raporti të Institutit për Studime të Avancuara (GAP), në Drejtorinë e Kulturës ka më së shumti të punësuar. Në këtë sektor janë punësuar 35 veta, ani pse ajo nuk është e ngarkuar në masën e Drejtorisë së Prokurimit.
GAP-i në këtë raport ka vënë në pah një ndarje jo të duhur të numrit të të punësuarve në dikasteret e ndryshme të Vushtrrisë. Kështu është e paqartë se pse në Zyrën e komuniteteve do të duhej të ishin të punësuar 15 veta, përderisa në të gjitha komunat e tjera kjo zyrë menaxhohet nga një deri dy persona. Pastaj, Drejtoria e Kulturës del të ketë numër më të madh të punësuarish sesa të gjitha drejtoritë e tjera me 35 të punësuar, thuhet në raportin në fjalë.
Vushtrria bashkë me Lipjanin janë të vetmet në Kosovë, të cilat Zyrën e prokurimit e kanë avancuar në nivel të drejtorisë së veçantë për prokurimin. Në këtë drejtori janë gjithsejtë 4 persona të punësuar dhe krahas ekzistimit të pozitës së drejtorit të Prokurimit është funksionale edhe pozita e menaxherit për prokurimin. Po ashtu në këtë raport është vënë re se ka kontrolle të pamjaftueshme në dosjet dhe rekrutimin e personelit. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të punësuarve në Komunën e Vushtrrisë është 244 persona, duke mos përfshirë këtu edhe të punësuarit në sektorin e arsimit dhe në shëndetësi. Së bashku me këta dy sektorë, numri i përgjithshëm i të punësuarve është 1.517 të punësuar. Ndryshe, edhe pse KD-ja ka bërë përpjekje të merrte prononcim nga komunarët për këtë disbalancë të të punësuarve në Vushtrri, një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ndërkaq, kritik për punën, përkatësisht për mospunën e zyrtarëve komunalë, në veçanti të disa drejtorëve komunalë, është shprehur edhe spektri opozitar në Vushtrri. Opozita kritika ndaj punës së drejtorive komunale ka shprehur gjatë prezantimit të raporteve periodike në seancat e KK-së, ku opozita akuzonte drejtorët komunalë për mostransparencë karshi qytetarëve.
Numri i të punësuarve nëpër drejtoritë komunale
Të punësuarit në Administratën komunale të Vushtrrisë janë: Zyra e kryetarit 4 të punësuar, Drejtoria e Administratës 42, Drejtoria e Prokurimit 4, Drejtoria e Financave 28 të punësuar, Drejtoria e Urbanizimit 9, Drejtoria e Bujqësisë 7, Sektori i Arsimit 1.069, Drejtoria e Arsimit 8, Sektori i Shëndetësisë 204 të punësuar, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Zjarrfikësit 48, Zyra e komuniteteve 15 të punësuar, Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit 35, Drejtoria e Shëndetësisë 6, Drejtoria e Inspektoratit 14, Drejtoria e Gjeodezisë... 11, Qendra e Punës Sociale 9, Drejtoria e Mbrojtjes... 4, ndërsa gjithsej numri i të punësuarve në Komunën e Vushtrrisë është 1.517.









