• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pejë: Tetë këshilltarë të LDK-së padisin komunën për mosdhënie të pagave

Publikuar: 09.10.2012 - 21:55

Pejë, 9 tetor - Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës kanë zgjedhur rrugën gjyqësore për të përfituar pagat, të cilat ua ka borxh komuna.

 Grupi prej tetë këshilltarëve të LDK-së kanë paditur Komunën e Pejës për mospagesë të tri pagave të vitit 2009. Përmes padisë  së ushtruar për kompensim të paushallit në të holla, këta këshilltarë kanë kërkuar kompensimin e tri pagave për tre muajt e fundit të vitit 2009, si dhe  për tre këshilltarë të të njëjtit subjekt që kanë kryer edhe punë tjera në sektorin publik, për të cilën gjë u janë ndalur nga 50 për qind e pagës.

Padi të veçantë kanë ngritur edhe ish- kryesuesi i asamblesë komunale të Pejës, Ali Sylqa së bashku me zëvendëskryesuesin, Fahrudin Mexhitoviq. Ata kanë kërkuar kompensimin e tri pagave për periudhën për tre muajt e parë të vitit 2010.

Islam Husaj, nga grupi i këshilltarëve të LDK-së duke u thirrur në rregulloren e kuvendit dhe aktet administrative në fuqi, ka thënë se pagesa për kompensim në shumë prej 100 eurosh u takon secilit anëtar të kuvendit pavarësisht se a është periudhë zgjedhore apo jo. Ai ka shtuar se përveç kësaj, disa prej këshilltarëve që kryejnë edhe ndonjë punë tjetër, u është ndalur 50 për qind e shumës prej 100 euro bruto që marrin nga pagesa në kuvend dhe komitete. Kjo u ka ndodhur tre këshilltarëve të LDK-së që tashmë përmes padisë kërkojnë kompensim.

Shumat të cilat pretendohet që kanë mbetur pa u paguar, gjithsej mund të arrijnë në 20 mijë euro.

“Po të llogariten, dalin se janë 12, 300 euro borxhe për 41 këshilltarë. Pastaj, pagat e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit, si dhe 50 përqindëshi i për të gjithë këshilltarët që kanë punë dytësore, atëherë kjo shumë mund të arrij deri në 20 mijë euro ”, ka thënë Husaj.

E avokati Esat Muharremi, që përfaqëson këto dy padi, ka thënë se është zënë afati i fundit kur këta paditës mund të kërkojnë kompensim të paushallit.

Sipas tij, ka mundësi që kjo çështje të zgjidhet edhe në procedurë jashtëgjyqësore, nëse komuna pranon të paguajë borxhet.

Muharremi më pas ka sqaruar se vlera e dy padive është 5.700 euro, pa e llogaritu kamatën ligjore prej 3.5 për qind.

“Pjesës tjetër të këshilltarëve komunalë që u ka ikur afati ligjor, vështirë se do t’u kompensohet borxhi ”, ka thënë Muharremi.

Nga ana tjetër, Afërdita Grapci, drejtoreshë për buxhet e financa e komunës, ka thënë se nuk di gjë për këtë padi, por ka shtuar se nuk është obligim i këtij dikasteri për pagesë të pagave. Kjo, sipas saj, i takon linjës buxhetore direkt nga Ministria e Administratës Publike.

Ndërsa Sali Krasniqi, zyrtar për paga në këtë drejtori, fajin e ka hedhur pikërisht në ministrinë e administratës publike dhe në vetë këshilltarët.

“Faji i këshilltarëve është se nuk kanë bërë kërkesë direkte në ministrinë e administratës publike. Ata janë kompetentë ”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka sqaruar se arsye e mospagesës së këtyre pagave ka qenë se ligjet e zgjedhjeve e parashohin largimin nga pagat, nëse këshilltarët janë kandidatë për t’u zgjedhur në kuvend. 

Komente (2)

neferta12.10.2012/13:21

ncncncncc këta nuk qenkan asnjë këshilltarë nga peja, mozomakeq...

geghyseni10.10.2012/08:35

do behet mire....

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CShi i lehtė
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu