• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mbyllen katër paralele të shkollave në Podujevë

Publikuar: 02.10.2012 - 10:16

Podujevë, 2 tetor – Telashet me mungesën e mjeteve për paga të mësimdhënësve sivjet dhe numri i vogël i nxënësve në disa fshatra të Podujevës, ka shtyrë Drejtorinë e Arsimit që të mbyllë katër paralele të shkollave në këtë komunë. Zyrtarët e Arsimit kanë thënë se fillimisht kanë planifikuar të mbyllin pesë paralele të shkollave, por sipas tyre, pasi kanë dalë vetë në terren e kanë parë që nxënësit e paraleles së Sylevicës gjatë kohës së dimrit për shkak të terrenit të vështirë nuk kanë mundësi të udhëtojnë në shkollën amë të Zhitisë. E mbyllja e katër paraleleve tjera në Popovë, Turuçicë dhe Sllatinë të ciklit të lartë dhe atë në Metergovc të ciklit të ulët ka lënë edhe punëtorë të arsimit pa punë. Drejtori për Arsim në Komunën e Podujevës, Nexhmi Rudari, megjithëse nuk ka treguar për numrin e saktë të atyre që kanë mbetur pa punë, ka thënë se kjo i ka prekur kryesisht ata mësimdhënës që nuk kanë qenë të kualifikuar, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell