Shtime, veturat zyrtare pa shenja identifikuese

Artikujt tjerė
- Prishtina prezantohet në konferencën për digjitalizimin e qyteteve në Londër
- Shtime, veturat zyrtare pa shenja identifikuese
- Akuza Komunës së Prishtinës për mbylljen e QMF2
- Prishtina i jep zor ta shtrojë sheshin para Samitit të Gruas
- Gjelbërohet rruga Obiliq - Palaj
- Shtërpcë: Dokumentet gjysmë shqip, gjysmë serbisht
- Hani i Elezit, 7 vjet nga themelimi i Komunës
- Komuna e Prishtinës nxjerrë në shitje 500 automjete
- Hani i Elezit mot me buxhet prej 1.8 milionë eurosh
- PDK-së në Prizren i rebelohen këshilltarët e vet
Shtime, 21 shtator Disa nga veturat zyrtare të Komunës së Shtimes nuk identifikohen si zyrtare, shkaku i mungesës së logos. Ndaj sipas kësaj çështjeje ato mund të përdoren edhe për interesa private nga zyrtarët komunal. Ahmet Ahmeti, këshilltar i LDK-së, ka thënë se vetura zyrtare duhet të identifikohet në bazë të logos. Veturat janë të nevojshme për kryerjen e detyrave zyrtare në shërbim të qytetarëve, ndaj në bazë të logos veturat duhet të identifikohen se janë pronë e Komunës, ndaj disa nga këto vetura nuk kanë logo dhe nuk identifikohen si vetura zyrtare dhe, duke u nisur nga kjo, mendoj se këto vetura mund të përdoren edhe për punë private.
Pushteti lokal i Shtimes ka bërë një gabim administrativo- juridik që faktikisht këto gjera duhet të ndiqen me ligj, sepse mungesa e logos nëpër vetura zyrtare po na lë çdo herë për të dyshuar dhe kjo çështje për LDK-në është e pa pranueshme,ka deklaruar Ahmeti.
Gjithashtu edhe Shaban Halimi, këshilltar i LDD-së, ka këshilluar pushtetin lokal të Shtimes që sa më shpejt ti rregullojnë veturat zyrtare me logo. Është e domosdoshme që veturat zyrtare pos numrit të targave duhet të identifikohen edhe me logo, sepse shumica e qytetarëve mendojnë se po keqpërdorën veturat e Komunës, ndaj për të mos dyshuar opinioni, Komuna e Shtimes duhet sa më shpejt ti rregullojë logot e veturave zyrtare dhe të identifikohen se ato janë në shërbim të qytetarëve, ka bërë të ditur Halimi.
Mungesën e logos në veturat zyrtare e konfirmon edhe vetë kreu Komunal i Shtimes Naim Ismajli. Komuna e Shtimes ka gjithsej 7 vetura zyrtare dhe kamë njohuri se disa nga këto nuk kanë logo të Komunës, por ajo që e identifikon një veturë zyrtare është numri i targave. Mirëpo në një takim me drejtorin e përgjithshëm të Administratës komunale, Ekrem Reçica, kamë kërkuar që sa më shpejt të vendosen logot në veturat zyrtare. Mungesa e logos në vetura ndodh në rastet kur hiqen veturat e vjetra nga përdorimi dhe blihen vetura të reja, por gjatë kohës derisa të vendosën logot mbi veturat e reja asnjë veturë zyrtare nuk mund përdoret për interesa personale, ka sqaruar Ismajli.









