• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Zvarritet ndërtimi i palestrës sportive të Rahovecit

Publikuar: 13.09.2012 - 16:11

Rahovec, 12 shtator-Qytetarët e dashamirët e sportit të Rahovecit janë ankuar për stërzgjatje punimesh prej 4 vjetësh të ndërtimit të palestrës sportive të qytetit. “Ka disa vjet që në Rahovec ka nisur ndërtimi i palestrës sportive, por deri tashti punimet nuk kanë përfunduar”, thotë Shefqet Jupa. Drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit, Arben Zeka, ka thënë se me një investim të Ministrisë së Kulturës..., në tetorin 2008, në Rahovec pati nisur ndërtimi i palestrës sportive, por prej 4 vjetësh ajo ka mbetur e papërfunduar. E, Shasivar Haxhiaj, këshilltar politik i ministrit Memli Krasniqi, krejt ndryshe ka deklaruar lidhur me këtë objekt. Ai ka pohuar se nuk ka vonesa në ndërtimin e palestrës sportive në Rahovec, pasi që kontrata ka nisur së ekzekutuari në fillim të vitit 2010 dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2013. Projekti, sipas kontratës, kap shumën  prej  1 milion e 499 mijë eurosh, ndërkohë që për këtë vit MKRS-ja ka ndarë 400 mijë euro, ndërsa më  2013 është planifikuar përfundimi i palestrës”, ka bërë me dije Haxhiaj. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell