Prizreni grumbullon të dhënat për kërkesa dhe oferta turistike

Artikujt tjerė
- Projekt 60 mijë euro për rregullimin e qendrës së Deçanit
- Prishtina dhe Zagrebi forcojnë bashkëpunimin
- Komuna e Prizrenit ka probleme me arkëtimin e taksave
- Dështon funksionalizimi i ujësjellësit për katundet verilindore të Klinës
- SBASHK-u fton Inspektorinë e Arsimit të hetojë parregullsitë në arsim
- Katër shkolla të Shtimes shuajnë paralelet nga klasa e 6-9-n
- Planet e vonuara të Prishtinës debatohen për herë të parë
- Opozita akuzon për mbyllje selektive të klubeve të natës në kryeqytet
- Shoqëria civile kërkon përgjegjësi për shëmtuesit e Prizrenit
- Banorët e 4 katundeve të Drenasit duan investime infrastrukture
Prizren, 13 shtator Drejtoria e Turizmit e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Shërbimeve të Konsulencës "CSA" ka iniciuar projektin për grumbullimin e të dhënave dhe analizën e situatës së turizmit në Komunën e Prizrenit. Shkas për këtë, sipas drejtorit komunal të Turizmit, Samir Hoxha, ka qenë mangësia e të dhënave të sakta për turizmin që kanë dalë në pah gjatë kontaktit me vizitorët e shumtë të Prizrenit që e kanë realizuar këtë nëpërmjet Info Zyrës së Turizmit. "Në saje të anketave dhe analizave do të fitojmë një pasqyrë të qartë për ambientin turistik dhe ofertën turistike në komunën tonë. Në këtë mënyrë synohet që të eliminohen defektet e deritanishme dhe të hartohen politika të reja më kredibile për zhvillimin e turizmit, sikurse edhe për orientimin e investimeve kapitale në sektorin e turizmit", ka thënë Hoxha, gjatë një konference shtypi. Sipas tij, Prizreni frekuentohet gjatë tërë vitit nga turistët e shumtë që kanë nevoja të ndryshme, të cilat mëtohet të identifikohen përmes anketave dhe analizave të CSA-s. Nga ana tjetër Nderim Bytyçi, nga CSA-ja, ka bërë të ditur se grumbullimi i të dhënave turistike në Komunën e Prizrenit do të bëhet nëpërmjet anketave, të cilat më pas do të analizohen dhe do të dalin rezultatet konkrete.
Sipas tij, pyetësorët do të përqendrohen në hulumtimin e kërkesave dhe ofertës turistike të Prizrenit, që do të realizohen me 500 respondentë, sipas metodës së rastit.









