Ndikimi i Lutës sjell në Gjilan tri projekte të rëndësishme

Artikujt tjerė
- Rindërtohet shkolla Emin Duraku në kryeqytet
- Vetëvendosje vazhdon me akuza kundër Komunës së Prishtinës
- Komuna i quan shpifje publikimet e VV-së për sheshet
- Ben-Afi vonon afro një vit ndërtimin e Qendrës Emergjente
- Dështon projekti i kthimit të 7 familjeve të komunitetit RAE në Dresnikë
- Prishtinasit bëhen me adresa të sakta
- Uzurpimet bllokojnë planin rregullues për lagjen Taukbahçe të Prishtinës
- Komuna inicion ndërtimin ilegal të objektit të ri të emergjencës
- Termokosi në borxhe e dimri po afron
- Ndikimi i Lutës sjell në Gjilan tri projekte të rëndësishme
Gjilan, 9 shtator - Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë si grup i deputetëve të Anamoravës, me gjasë ka arritur ta bëjë i vetëm Lutfi Haziri. Deputeti i LDK-së tha se është munduar që me rishikimin e projektbuxhetit të nxjerrë dhe të sjellë në Gjilan tri projekte të rëndësishme në vlerë të 170 mijë eurove.
Haziri tha se është arritur që të futet në agjendë rruga Pograxhë Llovcë, rregullimi i trotuarit tek lagja Mulla Idrizi, si dhe ndërtimi i lapidarit në Llashticë. Janë tri projekte të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Anamoravës. Në veçanti rruga Pograxhë Llovcë është e një rëndësie të veçantë, sepse ndalon shpërnguljen dhe shton optimizmin e shpresat se banorët e brezit kufitar të bëjnë një jetë më të rehatshme, tha Haziri për portalin rajonipress.
Haziri sërish ka akuzuar deputetët nga radhët e PDK-së. Deputetët e PDK-së nuk janë unik kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës. Ata tërë kohën kanë lobuar në mënyra individuale , por jo si grup dhe jo unik. Unë jam befasuar me Zenun Pajazitin, i cili tërë kohën ka lobuar për një projekt në Poliqkë të Kamenicës, derisa ka heshtur për një projekt në vlerë të 200 mijë eurove në lagjen Zabeli i Sahit Agës, tha Haziri.
Haziri tha se ka gjetur mbështetje tek zyra e projekteve në Gjilan, e cila edhe ka bashkëpunuar me deputetët e Anamoravës, por jo edhe zyrat tjera që i kanë fshehur informacionet rreth projekteve.
Qemajl Mustafa, ndërkaq, i është gëzuar këtyre 170 mijë eurove të dedikuara Gjilanit. Për mua është me rëndësi që vijnë 170 mijë euro në komunë dhe unë u uroj këtyre mjeteve mirëseardhje. Nëse i ka nxjerrë Lutfi Haziri, e falënderoj sinqerisht. Secili nga shtatë deputetët tonë po të kishin tërhequr nga 170 mijë euro, kjo do të ishte 1 milion e 190 mijë euro. Do të ishte njëfarë investimi. Nëse ndonjëri nga deputetë është angazhuar për investime jashtë komunës së vet, por jo edhe për komunën nga e cila është, kjo nuk është punë për tu lavdëruar, komentoi kreu i Gjilanit.









syla13.09.2012/10:23
170 mij ejro te cilat do te ndikojn drejt pere drejt ne jeten e qytetarve, e sidomos lapidari ne LLashtice!.