Komuna dështon ta rregullojë rrugën e Kodralinjve në Karvansari
Artikujt tjerė
- Komuna dështon ta rregullojë rrugën e Kodralinjve në Karvansari
- Banorët e veriut të Mitrovicës do të kenë shërbime falas në Spitalin amerikan
- Kryetari i Shtërpcës feston me të shtëna në Graçanicë
- LDK: Konkursi i anuluar me qëllim të punësimit të militantëve të PDK-së
- Shkolla e re teknike në Pejë- peng i buxhetit nga Qeveria qendrore
- Drejtoria e Arsimit paralajmëron mbylljen e shkollës me vetëm 6 nxënës
- Një pjesë e Skënderajt me rrjet ujësjellësi e pa ujë
- Sindikata e arsimit kërkon përsëritjen e konkursit për mësimdhënës
- Intervistohen 208 kandidatë për 53 vende të lira në arsimin e Kaçanikut
- Prizren : LDK reagon ndaj anulimit të konkursit për mësimdhënës
Malishevë, 30 gusht Komuna e Malishevës ska buxhet për rrugën e lagjes Kodralia të Karvansarisë. Ajo ka dështuar ta rregullojë atë, ndërsa çdo gjë ka mbetur në nivelin e premtimeve. Në vend të rreth 1 kilometri e gjysmë sa ka kjo rrugë që do ta lidhte këtë lagje me qendrën e fshatit, banorët deri aty duhet ti kalojnë rreth 20 kilometra, rrotull.Filloretë Bytyçi, kryetare e fshatit Karvansari, e cila është edhe vetë banore e lagjes Kodralia, njofton se asnjë investim nuk është bërë në hapjen dhe rregullimin e kësaj rruge qoftë edhe me zhavorr, siç kishin premtuar zyrtarë komunalë të Malishevës.
Drejtori i Urbanizmit i Malishevës, Esat Paçarizi, në shkurt të këtij viti kishte premtuar në bisedë për KD-në se sivjet do të punohej në rregullimin e rrugës së kësaj lagjeje. "I kemi bërë të gjitha përgatitjet, incizimin, projektin, paramasat dhe së shpejti do të bëjmë diçka", kishte deklaruar Paçarizi, duke u ankuar për terren të vështirë për punime në atë zonë. Kam qenë disa herë në Komunë ku kam kërkuar të rregullohej rruga, por atje arsyetohen se nuk kanë
buxhet, thotë Bytyçi.
Ndërkaq, Paçarizi thotë se dështimi në përmbushjen e premtimeve që i kishte dhënë vetë në shkurt të këtij viti ka ndodhur shkaku i mungesës së buxhetit. Do të donim më së shumti që ti përmbushnim premtimet, por kur nuk ka para, skemi si ti përmbushim ato, thekson ai. Por Paçarizi jep edhe një premtim tjetër për lagjen Kodralia. Brenda këtij viti do të bëjmë një intervenim për rregullim të asaj rruge me zhavorr, premton ai.
E Filloretë Bytyçi thekson se kjo lagje ka rreth 40 nxënës, të cilët detyrohen të udhëtojnë çdo ditë për në shkollën në qendër të fshatit nëpër shtegun e definuar si rrugë lagjeje. Në atë drejtim është edhe
një lumë, që fëmijët e kalojnë çdo ditë derisa udhëtojnë për në shkollë dhe kur dimrit ai fryhet nga reshjet atmosferike banorët druajnë për fatin e fëmijëve të tyre.
Jahir Bytyçi, banor i lagjes, ka thënë se përfituesit më të mëdhenj nga realizimi eventual i këtij projekti do tishin pikërisht shkollarët e lagjes.






