Kryetari i Shtërpcës feston me të shtëna në Graçanicë

Artikujt tjerė
- Komuna duhet ti kthejë pajisjet e RTV Mitrovica
- Prishtina e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor
- Zjarre edhe në komunën e Prishtinës, mobilizim për shuarjen e tyre
- Rruga Ahmet Krasniqi në kryeqytet mbyllet për qarkullim ditëve të vikendit
- Shkollat në kryeqytet ende pa ditarë, zvarritet edhe përzgjedhja e mësimdhënësve
- Sërish ridestinohen paratë e buxhetit
- Çështja e një prone përplas asamblistët e Prishtinës
- Istogu nesër 3 orë pa rrymë elektrike
- Këshilltarët e KK të Prishtinës kërkojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve
- Bellanicasit sërish bllokuan autostradën, duan nënkalim
Graçanicë, 30 gusht - Konsumimi i tepërt i alkoolit kishte bërë që kryetari i Shterpcës, Bratislav Nikoliq, dhe truprojat e tij të festonin me armë në qendër të Graçanicës. Kohavisioni merr vesh se derisa mesnatën e së martës ata po festonin festën ortodokse Zoja e Madhe, kryetari Nikoliq disa herë radhazi kishte shtënë me armë zjarri. E më pas, dikush nga qytetarët të pranishëm kishte informuar Policinë e Kosovës. Për këtë rast, gjatë ditës Nikoliq dhe truprojat e tij janë intervistuar nga Policia e Kosovës. Megjithatë, intervistimi i kryetarit Nikloiq nuk është konfirmuar nga policia, edhe pse ai është parë duke hyrë në stacionin policor në Graçanicë. Pavarësisht kësaj, KTV-ja merr vesh se policia tashmë ka konstatuar se arma e cila është përdorur është ajo zyrtare e kryetarit Nikoliq. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e personave të tjerë të intervistuar, pasi sipas tyre, këtë nuk e lejon procedura e hetimit.








