• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Komuna e Prishtinës siguron qytetarët se s’do t’i lë në bërllok

Publikuar: 24.08.2012 - 14:54

Prishtinë, 24 gusht -  ( E plotësuar) Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka siguruar qytetarët se nuk do të rrezikohen aspak nga problemi i mosgrumbullimit të mbeturinave.
Ndërmarrja komunale ‘Pastrimi’ gjatë këtij viti është penguar në deponimin e mbeturinave disa herë nga Kompania e Deponive të Mbeturinave, që udhëhiqet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), thuhet në njoftim për medie të Komunës së Prishtinës, pas shkrimit për rrezikun që mund t’i kanoset kryeqytetit, nëse kompania “Pastrimi” nuk fshin detyrimet.
Ndërmarrja “Pastrimi”, thuhet në njoftim, është duke e paguar rregullisht Kompaninë e Deponive të Mbeturinave mbi shumën e faturave që kjo ndërmarrje arrin t’i inkasojë nga qytetarët dhe bizneset. Ndërmarrja ‘Pastrimi’ disa herë ka shprehur interesimin e saj për riprogramim të borxhit ndaj kësaj kompanie, por menaxhmenti i saj nuk është shprehur bashkëpunuese në këtë drejtim.
Komuna e Prishtinës, në përputhje me kompetencat që ka për mbledhjen e mbeturinave, ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit publik, është e detyruar që në rast se Kompania e Deponive të Mbeturinave tregohet e papërgjegjshme në obligimet e saj karshi institucioneve dhe qytetarëve, atëherë do të gjendet një zgjidhje tjetër për deponimin e mbeturinave.
Komuna e Prishtinës nuk do të lejojë që qytetarët e Prishtinës të bartin pasojat e papërgjegjësisë së menaxhmentit të Kompanisë së Deponive të Mbeturinave dhe aksionarëve të kësaj kompanie, që është Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Qeveria, thuhet në njoftim.

 Prishtina rrezikon të shndërrohet në “kryeqytet bërlloku”


Prishtinë, 24 gusht- 09:38 - Prishtinën do ta mbulojë bërlloku, nëse deri në fund të këtij muaji kompania “Pastrimi” nuk do t’i shlyejë borxhet në vlerë prej 1.4 milion eurosh që ka ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë(KMDK). E fundit ka paralajmëruar ndalimin e hedhjes, nëpër deponitë sanitare, të mbeturinave që mblidhen gjithë andej qytetit, nëse këto borxhe nuk do të shlyhen brenda afatit të përmendur, shkruan sot “Koha Ditore”.

E gjasat që kjo të ndodhë pothuajse nuk ekzistojnë pohojnë drejtues të kompanisë “Pastrimi”, me arsyetimin se kompania është në gjendje të rëndë financiare dhe nuk ka mjete t`i shlyejë borxhet. 

Abdullah Haxhiu, drejtor ekzekutiv në KMDK ka se më nuk ka mundësi të tolerohen kufizimet kohore që janë bërë për pagesën e borxheve.

Haxhiu ka sqaruar se vlera e borxheve që i kanë kësaj kompanie nuk ka të bëjë vetëm me firmën “Pastrimi”, por edhe tri kompani të tjera regjionale që merren me mbeturina, të cilat krejt së bashku i kanë borxhe 2.5 milion euro KMDK-së. Por, se pjesa më e madhe ë këtij borxhi i takon “Pastrimit”, në vlerë prej 1 milion e 400 mijë euro.

“Nuk do ta shtyjmë afatin më, siç kemi vepruar më parë dhe tani jemi të detyruar të veprojmë sipas ligjit, që borxhlinjve t’ua kufizojmë qasjen në deponitë sanitare për hedhjen e mbeturinave”, është shprehur Haxhiu.

I pyetur nëse është menduar se çfarë do të ndodhë pastaj me bërllokun në qytet, Haxhiu ka thënë se “është përgjegjësi e tyre pastaj çfarë do të ndodhë në qytet”.

“Ata (drejtuesit e kompanisë “Pastrimi”) është dashur të kujdeseshin për të kryer obligimet e tyre në mënyrë që edhe ne të mund të operojmë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, borxhet e këtilla e kanë sjellë në një situatë të vështirë të operimit KMDK-në.

“Ne kemi qenë në një situatë të vështirë para pak kohe kur si pasojë e obligimeve që nuk kemi mundur t’i shlyejmë as ne ndaj kontraktorëve, si pasojë e borxheve që na i kanë të tjerët, na është bllokuar xhirollogaria, dhe tash po rrezikojmë që kjo të ndodhë për herë të dytë, me datën 27 të këtij muaji”, ka pohuar Haxhiu.

Ndërsa, ai ka përmendur edhe një situatë tjetër kur KMDK-ja për shkak të mungesave buxhetore nuk është furnizuar me naftë, dhe për pasojë është detyruar që të dërgojë mbeturinat e Prishtinës në Podujevë.

“Nuk kemi mundur t’i shtyjmë mbeturinat në deponi, dhe për të mos lejuar që qytetit të mbushet me bërllok e kemi dërguar atë në një hapësirë kah Podujeva, por pastaj drejtues të Komunës kanë reaguar duke na kritikuar se po i dërgojmë mbeturinat e qyteteve tjetra tek ta”, është shprehur Haxhiu.

Ai ka nënvizuar se “më nuk mund të veprojmë në këtë mënyrë”.

E për kryerjen e obligimeve, KDMK-ja është drejtuar të enjten me një shkresë të gjitha kompanive borxhlinj. “Ju jeni në dijeni se me datë 17.07.2012, iu kemi dhënë afat njëmujor që nëse nuk i kryeni obligimet e juaja, sidomos obligimet që janë krijuar pas parashtrimit të padive në gjykatat kompetente, dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për riprogramim të borxheve, atëherë do të detyrohemi që të ndërmarrim masën kufizuese të sjelljes së mbeturinave nëpër deponi”, thuhet në shkresë. Aty përmendet edhe mundësia që në momentin e aplikimit të masës kufizuese do të mundë të ndodhë një kaos në sektorin e mbeturinave. 

“Të gjithë jemi pajtuar se është fakt se ekziston borxhi i KRM-ve, se vetë këto kompani kanë vështirësi  financiare, por  nuk ka ndonjë baze ligjore që këto borxhe të prolongohen në vazhdimësi”, thuhet më tej në shkresë.

E Sabri Kadriu, drejtor për financa dhe administratë në kompaninë “Pastrimi”, ka thënë se gjasat për të paguar këtë borxh pothuajse as nuk ekzistojnë, meqë kompania po përballet me një situatë të rëndë financiare, si pasojë e borxheve të mëdha që konsumatorët kanë ndaj saj. 

“Neve konsumatorët na i kanë borxh mbi 15 milionë euro, dhe ne nuk kemi ku të marrin para për të paguar KDMK-në, pastaj ai është borxh i vjetër, përndryshe ne rregullisht i kemi paguar faturat mujore mbi 90 për qind ndaj kësaj kompanie”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, Kompania e Deponive nuk mund të ekzekutojë vendime kufizuese pa e pritur vendimin e Gjykatës, ku gjendet lënda rreth këtij borxhi.

“Ne i kemi paguar KDMK-së aq sa kemi inkasuar nga qytetarët bile edhe më shumë sesa që kemi inkasuar”, ka sqaruar Kadriu. Ai ka thënë se është e paimagjinueshme  situata që “Pastrimi” ta lërë pa e mbledhur bërllokun nëpër qytet. 

KMD-ja është përgjegjëse për menaxhimin e pajisjeve për hedhjen përfundimtare të mbeturinave në Kosovë. Ajo menaxhon katër deponi të mbeturinave atë në Prizren, Gjilan, Prishtinë dhe Podujevë, si dhe një stacion transferimi në Ferizaj. 

Komente (7)

luli i vocer24.08.2012/23:21

normal se nuk jan ne gjendje per me pastru prishtinen prej berllogu kjo esht diqka jo normale.esht marri miro n anen tjeter sikur t gjith te kishin pagu pagesen per berllog ather do t kishin shku punt pak ma mirprishtina nuk esht ma i flliqt n rajon hiq ma larg mos shkonibeogradi esht ma katastrof e prishtina nuk ka faj se u mbush shum katundar e gjun berllogun prej katit t 7 e nuk i intereseon .e sa i perket per kryetarit t prishtines dihet se qfar pune po ban d.m.th kurgjo hiq.deri del nji far brithymi e tjav kan .... ktynve politikanav ton se boll u ba me t gjitha

profesori24.08.2012/21:41

po quditna se si nuk eshte ne gjendje shteti ta rregulloi qoft edhe nje pune te vetme ,ne kete rast plehrat.
Isha ne kosove per pushime dhe u trishtova,ne te kater anet vetem plehra,une banoi ne nje banes,dhe prej ku banoi deri te kazani i plahrave ka diku afer nje km.askund ne bot nuk ka qe plehrat ti bart ne dor nje kilometr,qka u trishtova edhe me shume kur ne der ja msyni mbledhesi i parave per plehra,jo qe nuk i pagova por ju luta qe te mos vij kurr per derisa nuk e rregullon komuna qe qdo ndertes ta ket kazanat e vet dhe ate ne nje ambient te mbyllur siq eshte qdo kund ne boten e civilizuar,deri ateher thash mos ta shof surratin,dhe beri te fala shefit tend i thash qe ne nuk japim para kot pa na ofru edhe sherbime.
Pse keta pehlivana nuk pyesin kur nuk dijn,merrni model shtetet evropes se si kan rregullu plehrat,e jo si ne arabi.
Turp per kete shtet qe nuk arriti asnjeher ta knaq diken turp

idriz idrizi24.08.2012/13:13

hajmedet per neve haj
na ka hanger dreqi ne te gjitha fushat e jetes, nuk jemi ne gjendje me udheheq nje shtete te vogel pre 2 mil. banoresh kesaj qeverie nuk i intereson fare me zhvillue as kosoven e as prishtinen si kryeqytet te kosoves, e ter qeveria e kosoves po punon veq me e shkatrrue prishtinen

gresa24.08.2012/13:11

ska faj KDMKja qe po ju ndalon kompanive zbrazjen e mbeturinave, por fajin e ka kryetari që ka derguar nje njerz partiak e qe skan lidhje me menaxhimin e ketyre kompanive publike .

Leon Dushi 24.08.2012/12:52

Kryeqyteti ma i f"lliqt ne europe eshte valle prishtina veq termeti e rehaton kam bas bindje se isa mustafa pak a shum e bjen ne veti hmmm nji deshtak si krejt LDKja, mbas Lufte po kush e pat prishtinen qe 13 vite LDK zoti ju denoft ishalla, jemi mburr me Ibrahim rugoven edhe mburremi po me LDK e sodit pisa mbeturina ....

Nori24.08.2012/12:08

Pse a seshte kryeqytet berlloku a?! Qyteti mei flliqte ne Kosove e ne rajon eshte Prishtina.

Dukagjin Selmanaj24.08.2012/10:28

Isai nuk deshiron ta leshoj kolltukun dhe te ballafaqohet me realitetin e Prishtines, me ndertimet pa Leje, me kolapsin e parkinut, me rrjedhjen e urjave, me mbeturinave sepse eshte kap veq te nje tem marrveshja eshte shkelur marrvesha e presednikut.
Nuk e kuptoj ket politik te Kosoves nuk i kuptoj kta hipokrit.
Njerz te lluksit te lindur e te rritur dhe po jetojn ne mbeturina.

1000  Karaktere
Prishtinė 20°C
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell