• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bie trendi i shitjes së banesave në kryeqytet

Publikuar: 20.08.2012 - 09:42

Prishtinë, 20 gusht –  Trendi i shitjes së banesave në kryeqytet ka rënë. Sipas ekonomistëve këtë situatë e solli alarmi për krizën financiare globale, hyrja në obligime të mëdha financiare nëpër banka nga ana e ndërtuesve të banesave kolektive pa pasur mundësi për kthimin e kredive më kohë, si dhe pamundësia për të përmbushur në afat obligimet që ata kishin marrë karshi blerësve.

Ndonëse, nuk ka statistika se sa për qind të banesave të ndërtuara po mbesin pa u shitur, ajo që dihet sigurt është se fuqia blerëse ka rënë dukshëm, thonë përfaqësues të biznesit, në Prishtinë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit ka thënë për “Kohën Ditore” se kriza ekonomike ka prekur gjithë sektorët në Kosovë, por në veçanti atë të ndërtimit.

“Kjo po e vështirëson punën e tyre duke ngadalësuar ritmin e rritjes së zhvillimit të ndërtimtarisë, e cila ka qenë një nga produktet më profitalbile, por edhe një nga produktet që i ka sjellë zhvillim ekonomik shtetit”, ka deklaruar Shahini.

Por, kriza që ka goditur tregun në këtë kohë, sipas tij, i ka vënë në një pozicion jo të mirë pronarët e firmave ndërtimore, ku kërkesa për material ndërtimor është rritur, por njëkohësisht janë rritur edhe çmimet e këtij materiali, kurse kërkesat për blerjen e të objekteve të banimit janë në rënie e sipër .

“Kjo ndodhë për arsye se fuqia konsumuese në Kosovë vazhdimisht është në rënie dhe bizneset e ndërtimtarisë kanë hyrë edhe në kredi nëpër banka dhe tash po kanë vështirësi që t’i kthejnë kredit”, ka pohuar Shahini. Ai madje kanë përmendur edhe një problem tjetër, siç është ai se pronarët e firmave ndërtimore po kanë vështirësi të paguajnë edhe taksat e shtetit.

“Jo vetëm që kanë probleme rreth kthimit të kredive, por pronarët e firmave ndërtimore po kanë vështirësi të paguajnë edhe taksat e shtetit”, ka thënë ai.

E pozicionin më të keq të tyre, Shahini e ka vlerësuar mos realizmin e ndërtimit të banesave në kohën kur pronarët u kanë premtuar blerësve.

“Çka është edhe më e keqja, ata po kanë vështirësi që të realizojnë ndërtimet në kohën kur u kanë premtuar blerësve, dhe kjo po i vështirëson edhe më shumë pozicionin e tyre, e madje po i sjell edhe në konflikt palët”, ka thënë Shahini.

Kurse, kolegu i tij nga shoqata tjetër e bizneseve, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka bërë të ditur se kriza në sektorin e ndërtimit, veçmas në Prishtinë ka filluar të ndihet që në vitin e shkuar, por sipas tij ajo sivjet ka arritur kulmin.

“Vështirësitë kanë filluar me të madhe vitin e kaluar, por sivjet kanë arritur kulmin problemet në ndërtimtari”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, sektori i ndërtimtarisë në Kosovë është duke u ballafaquar me sfida të shumta, të cilat ai thotë se janë rrjedhojë e dy faktorëve. “Kur bisedohet për faktorët ekstern, fjala është për pasojat e krizës globale e në veçanti në Eurozonë, ku është e koncentruar pjesa dërmues e diasporës kosovare, të cilët më nuk e kanë interesimin sikur më parë për të blerë banesa në Prishtinë”, ka thënë Gërxhaliu. E ndikimin e këtij faktori sipas tij, e dëshmojnë edhe të dhënat  konkrete siç është raporti i Bankës Botërore dhe Enti i Statistikave, të cilët flasin se

Investimet nga diaspora dhe remitencat kanë rënë dukshëm, krahasuar me vitet e mëparshme. 

Kurse si faktor intern, Gërxhaliu ka përmendur faktin se në Kosovë shkalla e papunësisë është në rritje e sipër, ashtu si dhe varfëria, e edhe masat shtrënguese që kanë ndërmarrë bankat, duke zvogëluar normat e interesit dhe duke mos zbritur normat e kamatave të kredive, të cilat ai i quan “ sistem i palëvizshëm bankar”.

”Të gjitha këto janë arsye që kanë ndikuar në rënien e fuqisë blerëse të banesave në gjithë Kosovën, e posaçërisht në kryeqytet”, ka thënë ai.

E rënien e interesimit për të blerë banesa e konfirmojmë edhe vetë ndërtuesit.

“Shitje ka, por probleme në shitjet e tyre po ka mjaft”, kanë thënë përgjegjës nga sektori i ndërtimit dhe shitjes në ndërmarrjen “Lesna”, duke kërkuar që të mos identifikohet me emër në gazetë.

Përgjegjës në kjo ndërmarrje, e cila ndërtuar objekte kolektive gjithë andej nëpër Prishtinë dhe periferi të saj, pohojnë se “kriza tashmë po vërehet me të madhe”, duke mos dashur të përmend shifra dhe statistika rreth shitblerjes së banesave.

“Realisht kërkesa ka ende, por jo me fluksin e mëhershëm”, ka thënë njëra nga përgjegjëset e sektorit të shitjes në “Lesna”, e cila edhe aktualisht gjithkah po reklamon shitje të banesave luksoze në dalje të kryeqytetit.

E qytetarët kanë halle të tjera, ata shprehen të zhgënjyer me kontratat që po u ofrojnë ndërtuesi e banesave kolektive.

A.L, ka paguar mbi 600 euro metrin katrorë për një banesë 3 dhomëshe në lagjen “Mati 1” në kryeqytet. Ai thotë se kishte bërë kontratë me njërën nga kompanitë private për ndërtim, së cilës ai nuk dëshiron t’ia përmend emrin, me premtimin se do t’i merrte “çelësat në dorë” pas pesë muajsh.

Edhe pse në kontratë i kishte shkruar ashtu, atij i kishte dalë ndryshe. Ishte detyruar të priste plotë 10 muaj derisa punimet të mbaronin plotësisht.

“Unë kam dëgjuar se ka vonesa, por kur e kam përjetuar edhe vetë e them me plot përgjegjësi se s’ka kompani në Kosovë që e mban fjalën. Të gjithë ata që paguajnë para se të ndërtohen objektet presin më gjatë se sa u thuhet”, ka theksuar ai. 

E këto sipas tij, nuk janë problemet e vetme me të cilat po ballafaqohet blerësit e banesave private kolektive.

Komuna e Prishtinës  deri më tani ka legalizuar 20 nga objektet e shumta kolektive që janë ndërtuar që nga paslufta në kryeqytet.

 

Komente (15)

mirnisa bytyqi21.01.2013/13:23

shum e bukur banesa

Reale25.12.2012/17:52

Çmimi real per m2 per banesa te klasit te paree jo per superklas ose luksoz klas duhet te jete 200 deri 250 edhe pike.

n.n.21.08.2012/09:47

Në perendim çmimet ia percakton vëtë populli,e jo hajnat.

mitro20.08.2012/22:05

Ne gjermani per 80 mij euro e blen nje ndrtes kolektive me 2 dyqane edhe 8 banesa,e ne kosov blen nje banes 80 kvadrat,qka osht ka bohet posht nuk osht normal

besi20.08.2012/21:14

derisa ofrojne banesa me kushte te keqija, kualitet te dobet edhe qmime te larta probleme ka me pas. une per veti po pres kur bohet metri 300 euro e blej perndryshe jo.

vushtrri20.08.2012/20:52

ka me ardh koha qe qmimet e imobilieve banesave shtepiave aq posht kan me ra sa qe shumica e biznismenave kan kosovar kan mu befasu se ne qoft se ne prishtin deshiron tash per tash dikush ta blej nje banes paguan qmimin per 1mq 300 deri 700 euro.problemi asht se ekonomia ne kosov asht aq e dopt tash per tash qmimi i kfadratures per nje banes esht i njejt me at te frankfurtit apo te lisabonit.qika e migjes para 2 muaj ka shit 15 ari me shtepi ne breg te diellit per 250000 euro .per ket qmim merr shtepi ne paris vjen koha e kan me kukat populli si ne amerik borrqe deri ne fyt paret qka i kan shparit jun shku .tani veq munesh mi ra fyllit.se shum pak ka qe e punojn token apo qe prej katundi kan ble shpia apo banesa ne qytet se po mendojn qe shpija ju jep me hanger

drenicaku20.08.2012/20:27

Krejt jan larje parash,keta ndertues kan lidhje te ngushte me politike,perndryshe nuk do kishin mund te ndertoin,ne popull flitet se pas qdo firme ndertuese qendron nga nje politikan,keshtu qe nje pjes duhet dhen politikanit,nje pjes duhet dhen per ndertim trollin materialin fuqin punetore per ket shkak jan edhe ne humbje sepse tani edhe fuqia blerse ka ren,deri tani kan bler bashkeatdhetaret te cilet jan mashtru ne menyren me te ... te mundeshme e tani vendasit nuk kan buk me u ngi e lere me banes me ble.
Me krizen nderkombetare kosova nuk ka te bej,sepse ne kosove eksport importi eshte zero,nuk prodhohet asgje perveq specave te djegst edhe ato nuk permbushin nevojen e popullit

jahiri20.08.2012/20:21

neti blen thaqoviqi se ne te gurbetit skem nevoj ma per kosov te koruptuneme pdk ldk aak e akr neti blejn vet se kshtu e kshtu jen bo te pushtetit jo te shtetit jo kan vdek budallet e gurbetit hhahahhah ska me ble ma ne kosovo metohi skishum padit ishkan mir hiq per qishtu me ndrru emninin hhaahahah

xx20.08.2012/15:37

Shteti duhet tua marre banesat atyre pronareve qe nuk munde te paguajne tatimet.Banesta e reje po ia marrin ujin e rrymene te vjetrave.

Hasan20.08.2012/14:41

I pa dituri nuk din çka të bëj nese ka në dor një grusht para,i harxhon dhe nuk e din se si i harxhon.e baushtellcat e perendimit shkojn tene blejn banesa të ndërtura pa kurfar kriteresh e pa kurfar infrastrukture as minimale dhe paguajn çmime marramendse që edhe shum shteteve EUROPJANEVE ja kalojn nga çmimi.
Derisa ka njerz të ktill banesat do shiten.

era20.08.2012/13:38

eshte befasi si kan vazhdu me u shit banesat me ato çmime marramendese... nje banese ne prishtine kushton gati po aq shtrenjte sa nje banese ne bruksel gje qe nuk eshte logjike duke pas parasysh ndryshimin e kualitetit te jetes ne keto dy qendra.

oberhausen ferizaj20.08.2012/13:30

herdo kurdo duhet mew u pajtu me realitet normal qmimi duhet mu kane 200 euro

h@san20.08.2012/12:25

E vetmja gje qe i ka mbajtur cmimet e larta te banesave per kunder krizes se larte ne tere vendin eshte korrupcioni i larte. Si rezultat nje pjese e madhe e parave te pista nuk kane mundur te futen ne qarkullim permes sistemit bankar dhe ne vend se me i mbajt milionat ne makina te larjes hajnat dhe parat e tyre jane futur ne banesa dhe si rezultat i kane mbajtur cmimin artificialisht te larte.

Isa20.08.2012/10:46

Zbritni ne Toke o ndertues. Smundet ne Kosove kesti i qerase me qene dyfish ose trefish me e ulet se sa metri katror. Udesht me kohe me pa kete indikacion. Cdokund ne bote renta dhe blerja kan korelacion te forte. Ne anen tjeter, smundemin me pas shitje nese nje rroge mesatare ne Kosove i duhet 40 vite me be pagesen, 35 te totalit te nje rroge prej 250 eurove, dmth sa mund te ndaje nje familje. Mesatarja ne bote ne ditet e sodme eshte 13 vite.

katunari20.08.2012/10:37

Ska te beje me krize ekonomike apo dishka tjeter. Kriza ekonomike eshte qe nga 2008 e kendej.

Cmimet qe nga fillimi kane qene shume te larta, pershkak te deshires se firmave per fitime te majme. Ngadale por sigurt po kthehemi ne cmime me reale.

Katunari

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CKryesisht me vranėsira
Shkup 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu