Banorët e Zhilivodës kërkojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga gërmimet

Artikujt tjerė
- Banorët e Zhilivodës kërkojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga gërmimet
- Prizren: Për 23 vende të lira në arsim konkurrojnë 573 kandidatë
- Gjykata për Kundërvajtje e Istogut me vetëm një
- Shkollat e Zllakuqanit dhe Sferkës të pa riparuara
- Në rrugën Vëllezërit Fazliu të Prishtinës, këmbësorët të pasigurt
- KEK-u lë në terr xhaminë e Jashanicës së Klinës
- Kryetari i Prizrenit shpenzon 3 mijë euro për pjesëmarrje në një festival fëmijësh
- Në Kamenicë mungojnë investimet për rregullimin e infrastrukturës
- Rritet numri i bizneseve të mbyllura në Çarshinë e Vjetër
- Njëzet narkomanë trajtohen në Spitalin e Gjakovës
Vushtrri, 19 gusht- Qeveria e Kosovës përmes përfaqësuesve të saj, ka premtuar kompensimin e dëmeve të shkaktuara banorëve të fshatit Zhilivodë të Vushtrrisë, ku në tokat e shumë prej tyre për rreth katër vite me radhë është gërmuar në një lokacion me dyshimin se aty mund të gjenden mbetje mortore të 25 personave të nacionalitetit Serb, të cilët konsiderohen se janë të zhdukur në luftën e fundit të Kosovës.
Në prani të kryetarit të komunës Bajram Mulakut, kryetarit të komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj, drejtorit të zyrës për vlerësim të pronave të paluajtshme në Ministrinë e Financave Shkëlzen Morina, është arritur ujdia për fillim të procedurave në lidhje me verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara gjatë punimeve në lokacionin e dyshuar për varrezat masive në fshatin Zhilivodë, thuhet në një njoftim të zyrës për informim të Komunës së Vushtrrisë.
Aty thuhet se marrëveshja është arritur me 11 fshatarët në pronat e të cilëve është gërmuar apo u janë dëmtuar në forma të ndryshme gjatë kryerjes së punëve brenda tri viteve sa kanë zgjatur gërmimet. Pas përfundimit të punimeve, gropa e madhe dhe e gjerë ka mbetur e tillë dhe se për rikthim në gjendje të mëparshme, zyrtarët qeveritar synonin të dakordoheshin me fshatarët pronar të tokave. Nga zhvillimet e punimeve në atë lokacion nuk do të dëmtohet asnjë qytetar, është bërë inspektimi për numrin e parcelave të shfrytëzuara dhe dëmi i shkaktuar për tri vite do tu paguhet konform vendimit të Qeverisë së Kosovës , citohet të ketë thënë gjatë këtij takimi, Shkëlzen Morina, nga Ministria e Financave.
Ndërsa, Prenk Gjetaj ka falënderuar komunën e Vushtrrisë dhe fshatarët e Zhilivodës për tolerancën e treguar gjatë punimeve në pronat e tyre. Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara do ta bëjë një agjension ekspertor, gjersa gropa mund të mbyllen dhe kthehet në gjendje të mëparshme me pëlqimin tuaj, ka thënë Gjetaj me këtë rast.
Sipas ZIP-it, fshatarët në këtë takim ishin unanim në kërkesën që gropa të vazhdoj të qëndroj ashtu si është, duke pasur parasysh se aty më lehtë u vie tani të nxjerrin thëngjillin për konsum familjar dhe treg. Haradin Krasniqi, Nuredin Krasniqi e Mehdi Krasniqi, kërkuan që kadastri të del dhe ti përcaktoj kufijtë ndarës të pronave, pasi që nga punimet u janë prishur megjat siç thonë banorët, thuhet në njoftimin e ZIP-it.
Me 29 prill të vitit 2010 kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar vendimin me të cilin është themeluar komisioni për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në rastin e gërmimeve në Zhilivodë në përbërje me një përfaqësues të komunës së Vushtrrisë (nga Drejtoria e Kadastrit), një përfaqësues i zyrës për persona të pagjetur (Prenk Gjetaj), një përfaqësues nga Ministria për Ekonomi e Financa (Shkëlzen Morina) dhe një përfaqësues ekspert.


Komentuesi19.08.2012/12:01
Sipas ZIPit, fshatarët në këtë takim ishin unanim në kërkesën që gropa të vazhdoj të qëndroj ashtu si është, duke pasur parasysh se aty më lehtë u vie tani të nxjerrin thëngjillin për konsum familjar dhe treg.
Sipas kesaj po del qe atyre ju paskan bo mire dhe nuk kane te drejt me kerkue kurfar shperblimi, perkundrazi duhet me pague per shpenzimet e hapjes se gropave qe tani kane me leht per t'a shfrytezue thengjillin per tregeti.Nga kjo po shifet se sa lakmiqar jemi, veq a na paraqitet shansi dhe a mundemi me marre...










Hakjobilla19.08.2012/12:24
Mjerimi, ky eshte mjerimi. e padegjueshme ne bote qe jane ne gjendje me kerkue kompensim per djerrina, ne fatkeqesine e njerezve. runa zot ketij soji te njerzve