• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjykata për Kundërvajtje e Istogut me vetëm një

Publikuar: 19.08.2012 - 10:19

Istog, 19 gusht-  Gjykata për  Kundërvajtje  në Istog  ka më shumë se dy  vjet  që ka mbetur vetëm me një gjyqtar, i cili krahas kësaj pune  kryen edhe funksionin e kryetarit të kësaj gjykate.

Kryetari i kësaj gjykate, Gani Rugova, thotë se ka bërë kërkesë edhe për 1 gjyqtar, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive, por shpreson se kërkesa e tij një ditë do të bëhet realitet dhe me këtë do t’ i lehtësohen sadopak puna e tij prej gjyqtari.

“ Në 6- mujorin e parë të këtij viti kanë hyrë në punë 2840  lëndë të natyrës së ndryshme gjyqësore, ndërsa janë zgjidhur 2709 prej tyre “, thuhet në raportin e punës së kësaj gjykate.

Ndërkaq, Rugova  sqaron se numri më i madh i lëndëve gjyqësore të hyra në punë në këtë gjykatë deri më tash kanë qenë nga lëmi e komunikacionit, ndërsa numri i lëndëve nga ekonomia dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike ka qenë shumë më i vogël, por megjithatë ka pohuar se prioritet gjatë procesit gjyqësor i është dhënë atyre të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe atyre nga lëmi e ekonomisë.

“  Nga lëmin e komunikacionit kanë hyrë në punë  2648 lëndë ,  janë zgjidhur 2519 prej tyre,  65 lëndë nga ekonomia  , janë zgjidhur 51, ndërsa nga 23 lëndë të prishjes së rendit dhe qetësisë publike janë zgjidhur 22 prej tyre ”,  sqaron raporti. 

Dhe për zgjidhjen e përgjithshme të lëndëve të mbetura Rugova  thotë se në këtë gjykatë ka nevojë edhe për së paku për 1 gjyqtar tjetër, ndërsa bën të ditur  për këtë ka bërë edhe kërkesë në organin përkatës, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.

“ Kam bërë kërkesë edhe për një gjyqtar dhe po pres që të më aprovohet pozitivisht një kërkesë e tillë”, ka thënë ai.

Ai pohon se  kjo gjykatë para ardhjes së tij në pozitë të kryetarit ( 2010) kishte tre gjyqtarë, ndërsa tash ka mbetur i vetmuar.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu