USAID mbështet ndriçimin e rrugëve të Mamushës

Artikujt tjerė
- USAID mbështet ndriçimin e rrugëve të Mamushës
- Një pjesë e Ferizajt nesër 1 orë pa rrymë
- Mërgimtarët e bëjnë me shtëpi familjen tetanëtarshe
- Autobusët rifillojnë qarkullimin, kombibuset vazhdojnë me të vjetrën
- Zyrtarët e Deçanit mohojnë zjarrvëniet e qëllimshme
- Shoqatat e luftës, të pakënaqura me listën e përfituesve të banesave
- MASHT-i shtrëngon masat ndaj institucioneve parashkollore në kryeqytet
- Shkelzen Jetishi-Xeni ndërtoi pa leje, i bllokohen punimet
- OSBE ndihmon të rinjtë e Pejës
- Partia e Zafir Berishës kërkon largimin e Mujës
Mamushë, 17 gusht Udhëheqësit e komunës së Mamushës dhe të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë kanë përuruar të enjten mbrëma projektin e ndriçimit publik në lokalitetin e banuar me shumicë turke. Në ceremoninë e inaugurimit të këtij investimi ka marrë pjesë drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, e cila bashkë me kryetarin e komunës, Arif Butuc, pas prerjes së shiritit kanë vënë në funksion shërbimin më të ri publik në këtë komunë. Në saje të këtij projekti është bërë ndriçimi i 2.5 kilometrave rrugë brenda Mamushës, ndërkohë që në javët në vijim do të vendosen shtyllat edhe në 4.5 kilometra rrugë. Komuna e Mamushës sivjet është shpërblyer me fondin stimulues të Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI) të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për përkushtimin e treguar në ofrimin e shërbimeve publike. Për punën e bërë në rregullimin e parqeve dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta komuna e vetme me shumicë turke në Kosovë nga USAID-i ka përfituar 45 mijë dollarë. Mamusha kishte përfituar edhe vitin e kaluar 165 mijë dollarë nga i njëjti fond stimulues.








