Partia e Zafir Berishës kërkon largimin e Mujës
Artikujt tjerė
- Shkelzen Jetishi-Xeni ndërtoi pa leje, i bllokohen punimet
- OSBE ndihmon të rinjtë e Pejës
- Partia e Zafir Berishës kërkon largimin e Mujës
- Laptop për kuvendarët e KK-së në Skënderaj
- Vushtrriasit ankohen për zhurmën e natës nëpër kafiteri
- Në Letnicë të Vitisë, festohet Dita e Zojës së Bekuar
- Problemet pronësore lënë shëmti në kryeqytet
- Zgjaten orët pa ujë në Rahovec
- Peja me orë të tëra pa energji elektrike
- Zjarret dëmtojnë pyjet e Kamenicës
Prizren, 15 gusht Bashkimi Demokratik i udhëhequr nga Zafir Berisha ka kërkuar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja që të ofroj dorëheqjen, për shkak të aferave të shumta të qeverisë lokale. Ky subjekt politik i formuar pas largimit të Berishës nga PDK-ja ka vlerësuar se qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë një qeverisje të tillë, ku paratë publike keqpërdoren në emër të dëshmorëve të kombit.
Përmes një komunikate për shtyp BD-ja ka bërë të ditur se në nëntor të vitit të kaluar kishte sugjeruar përmbushjen e disa objektivave nga kryetari Muja sepse ka ndjerë një përgjegjësi për arsye se ekipi që udhëheq Bashkimi Demokratik kishte luajtur rolin vendimtar në zgjedhjen e tij si kryetar i Prizrenit.
Objektivat tona për të mirën e tij dhe të Prizrenit ranë në vesh të shurdhur të Ramadan Mujës dhe njësive parapolitike që e rrethojnë. Prandaj, ne duke konsideruar se tashmë është tepër vonë kërkojmë dorëheqjen e Ramadan Mujës nga posti i Kryetarit të Prizrenit sepse ai njeri, përpos që nuk ka fytyrë të dalë para nipave dhe mbesave, e aq më pak edhe para qytetarëve të Prizrenit, thuhet në komunikatën e BD-së.






