USAID-i ndihmon në rinovimin e godinës komunale të Shtërpcës

Artikujt tjerė
- USAID-i ndihmon në rinovimin e godinës komunale të Shtërpcës
- Vushtrri: Bashkëpunim me komunën e Mamaku-ut të Ankarasë
- Mërgimtarët ndërtojnë pesë shtëpi për skamnorët në Remnik
- Dyshimet për parregullsi urbanistike në Prizren hetohen nga Policia
- Reduktime të ashpra të ujit të pijshëm në Kamenicë
- Riaktivizohet zjarri në malet e Perqevës dhe Gllarevës
- ECMN fajëson kryetarin për krimin urbanistik në Prizren
- Më 13 gusht faza e katert e dezinsektimit hapësinor të Prishtinës
- Kallëzim penal i VV kundër drejtorit komunal të Arsimit të Prizrenit
- Mustafa u takua me zv/shefen e Ambasadës Amerikane
Shtërpcë, 12 gusht USAID i është duke e ndihmuar Komunën e Shtërpcës edhe në meremetimin e një pjese të godinës komunale. Siç kanë njoftuar zyrtarët komunalë, ka nisur faza e parë e meremtimit të godinës komunale, në kuadër të së cilës është përfshirë rinovimi i sallës së Kuvendit dhe zyrës për pritje së qytetarëve. Ndërtesa është e vjetruar dhe hapësira është shumë e ngushtë. Kemi zyre ku punojnë nga më shumë se tre veta, prandaj nevoja për meremetimin e ndërtesës komunale është shumë e madhe. Fillimisht kemi nisur me sallën e Kuvendit, të cilës do tia ndërrojmë të gjitha pajisjet dhe zyrën për shërbimin e qytetarëve. Në këtë projekt po na ndihmon USAID-i dhe kap vlerën prej 20 mijë eurove, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq. Sipas tij, ndërtesa komunale e Shtërpcës ka nevojë për riparim dhe meremetim të përgjithshëm, mirëpo për këtë momentalisht nuk ka mjete financiare. Sipas tij, ndërtesa komunale është objekt montazh, i ndërtuar par 23 viteve dhe që i ka skaduar afati i garancionit qe katër vite. Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të rinovojmë tërë ndërtesën, duke përfshirë edhe ndërrimin e sistemit elektrik fasadimin e jashtëm dhe ndërrimin e kulmit. Nëse bie ndonjë borë e madhe sikur vitin e kaluar do të jemi të rrezikuar të punojmë në këtë gjendje, mirëpo për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kemi mundësi ti kryejmë të gjitha rinovimet, ka thënë Jevtiq.








