Më 13 gusht faza e katert e dezinsektimit hapësinor të Prishtinës

Artikujt tjerė
- Më 13 gusht faza e katert e dezinsektimit hapësinor të Prishtinës
- Kallëzim penal i VV kundër drejtorit komunal të Arsimit të Prizrenit
- Mustafa u takua me zv/shefen e Ambasadës Amerikane
- Fidanë ilegale të Vetëvendosjes kundrejt ndërtimeve ilegale
- Zjarret përfshijnë edhe Klinën
- Zjarre të shumta në komunën e Gjakovës
- Terranova Inkorporohet në sheshin Zahir Pajaziti
- Për kryeqytetin 220 shporta të reja të mbeturinave
- Rruga te ish-rezidenca e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e mbyllur
- Zjarret ende aktive në disa lokacione të Deçanit
Prishtinë, 9 gusht - Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës më 13 gusht 2012 (e hënë), vazhdon implementimin e projektit të dezinsektimit hapësinor të Prishtinës, për vitin 2012.
Pas realizimit me sukses të fazës së pare dhe të dytë, tretë vazhdon implementimi i projektit me fazën e katërt, ashtu si është paraparë me planin e dinamikës së realizimit të këtij projekti, i cili ka për qëllim ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve nëpërmjet eliminimit të insekteve të dëmshme fluturuese siç janë mushkonjat dhe insektet tjera të cilat përveç që shkaktojnë shqetësime te qytetarët ato mund të shërbejnë edhe si vektor për bartjen e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse te njerëzit.
Luten qytetarët e Prishtinës, që gjatë kohës së realizimit të projektit në momentin që vërejnë makinat që bëjnë dezinsektimin të mbyllin dritaret e banesave/shtëpive të tyre për rreth 1 orë, në mënyrë që insektet të mos kenë mundësi të hyjnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe bletarët të mbajnë mbyllur bletët ditën kur bëhet dezinsektimi deri ditën e nesërme; poashtu luten qytetarët që mos të ofrohen afër automakinave të cilat bëjnë dezinfektimin por të qëndrojnë në largësi të tyre.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përpiluar orarin e dezinsektimit sipas
Procesi i dezinsektimit fillon çdo mbrëmje sipas orarit nëpër lagje, prej orës 19:30 24:00
Pikënisja e implementimit të këtij projekti është vendi te Parku i Qytetit, në ora 19:30.





