Gjilan: Një milion euro për ujësjellës e kanalizim për tre fshatra

Artikujt tjerė
- Gjilan: Një milion euro për ujësjellës e kanalizim për tre fshatra
- Mitrovica po shndërrohet në qytet të skamnorëve
- Fushë-Kosova kallet nga etja
- Prizren: KEK-u ka shkyçur mbi 130 konsumatorë problematik
- Marrëveshje për sugurimin e ujit të pijshëm në 5 fshatra
- Hasjanët kërkojnë ujë të pijshëm dhe rehabilitimin e Drinit
- Rendimentet e grurit në Rahavec përgjysmë më të ulëta se vjet
- Katër fshatra të Pejës kërkojnë mbrojtje të Drinit të Bardhë
- Në Klinë 400 të pickuar nga rriqrat
- Shërbimet shëndetësore në kryeqytet gjithnjë e më afër qytetarëve
Gjilan, 6 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa sot ka nënshkruar marrëveshje me CDI zvicerane për financimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në Ponesh e Bresalc dhe rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza në fshatin Pogragjë në vlerë prej rreth 1 milion eurove. CDI zvicerane në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Qeverinë e Kosovës do të jenë investitor të një projekti shumë domethënës për tri fshatra të Gjilanit, ku pas pranimit teknik do ti dorëzohet për menaxhim kompanisë Hidromorava. Poneshi, Bresalci dhe Pogragja kësaj radhe janë përfitues të një investimi prej 600 mijë eurosh, përkatësisht 400 mijë euro në Pogragjë që do të bëhen me ujësjellës e kolektor modern.
Kreu i Komunës Qemajl Mustafa së bashku me Astrit Vokshin e CDI dhe Mirvete Hotin nga kompania Hidromorava kanë nënshkruar marrëveshjen e implementimit të këtij projekti shumë kapital.
Qemajl Mustafa tha se rajoni i Gjilanit ka një mbulueshmëri prej 80% të rrjetit të ujësjellësit. Sipas tij aktualisht është duke u rivitalizuar edhe pjesa e mbetur në Cërrnicë, Livoq të Epërm dhe më vonë edhe në Llashticë.
Mustafa e ka vlerësuar domethënës projektin e investimeve në fshatrat Ponesh, Bresalc e Pogragjë, që kap vlerën e 1 milion eurove, mjete këto që pastaj ndahen në participim të CDI-së, 45%, Komuna e Gjilanit 35 % dhe Qeveriaë me 25 %, ndërsa komuniteti është hequr fare nga participimi për shkak të kushteve të vështira, por ata do të participojnë pastaj në kyçjet individuale në rrjet.
Uji është artikull i çmuar dhe nuk duhet të keqpërdoret ka thënë kreu i Komunës Mustafa dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.
Astrit Vokshi nga CDI zvicerane tha se ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2013 dhe ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e këtyre fshatrave.
Edhe, Mirvete Hoti drejtoresh në kompaninë Hidromorava tha se është mirë që po investohet në vendet rurale, por pikërisht në këto fshatra është problem kyçja individuale.Ne realisht po operojmë me humbje, siç është fshati Malishevë ku vetëm 10 % e ujit faturohet kurse 90 % e tij humbet.
Edhe përfaqësuesit e fshatrave Ponesh, Bresalc e Pogragjë, Elez Muji, Halil Shala dhe Ejup Uruqi u shprehen të gatshëm që të bashkëpunojnë rreth realizimit të projektit. Ne jemi tepër të lumtur që ky projekt po nisë mbarë dhe fshati Bresalc po bëhet me ujësjellës modern tha Elez Muji duke premtuar ndihmën e të gjithë bashkëfshatarëve të tij për ta ruajtur këtë projekt dhe për të kryer obligimet ndaj Komunës dhe kompanisë më pas.








