• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Mitrovica po shndërrohet në qytet të skamnorëve

Publikuar: 05.08.2012 - 20:30

Mitrovicë, 5 gusht - Mbi 59 për qind e qytetarëve të Mitrovicës dhe fshatrave përreth jetojnë në varfëri. Kjo shifër është alarmante, thonë zyrtarët nga Drejtoria e Qendrës Rajonale për Punësim në Mitrovicë. Edhe zyrtarët e Kuvendit Komunal thonë se po rritet numri i familjeve që kërkojnë asistencë sociale. Qytetarët shprehen se kjo situatë po bëhet e papërballueshme, raporton KTV-ja. Një qytet që dikur ishte industrial, sot është më i godituri nga varfëria në vend.

Më se 59 mijë të papunë, me 2 200 familje në asistencë sociale, Mitrovica dalëngadalë po shndërrohet në një qytet të skamnorëve.

Rexhë Avdiu, i cili jeton në Lagjen e Boshnjakëve, është vetëm njëri nga ata të cilët po përballen me statusin e të qenit i papunë.

Ai thotë se po jeton në gjendje shumë të rëndë, së bashku me 6 anëtarët e tjerë të familjes.

Edhe qytetarët e tjerë të Mitrovicës ankohen se gjendja është më e keqe se që paraqitet.

Se qytetarët po jetojnë në shkallë të lartë të varfërisë, pajtohen edhe zyrtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, të cilët thonë se në këtë aspekt ka ndikuar situata politike dhe e sigurisë.

Në Drejtorinë e Qendrës Rajonale për Punësim thonë se qytetarët e Mitrovicës dhe rajonit kanë të ardhura aq sa për të mbijetuar.

Ramadan Kelmendi nga kjo qendër tha se përqindja e të papunëve në Mitrovicë është mbi 50 për qind.

Ndryshe, që nga vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në qershor të vitit 1999, qyteti i Mitrovicës vazhdon të mbetet i ndarë në dy pjesë. Në jugun, të dominuar nga popullata shqiptare me probleme të mëdha ekonomike e sociale, dhe në veriun e sunduar nga strukturat ilegale, që është shndërruar në një oazë kontrabande dhe krimi të organizuar.



















 

Komente (2)

kodra06.08.2012/01:11

u dek isa boletini u dek mitrovica na rroft hashimi

ajni shahi05.08.2012/23:11

le tju marrin paret skamnorve dhe le ti rritin hala rrogat edhe ne gjdo qytet te kosoves ka nji univerzitet publik me rroga marramendese e popullata shumic le te vdesin uni. Von mbbrrijti tha filan fisteku....

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell