Shërbimet shëndetësore në kryeqytet gjithnjë e më afër qytetarëve

Artikujt tjerė
- Shërbimet shëndetësore në kryeqytet gjithnjë e më afër qytetarëve
- Asfaltohët rruga e Poklekut të Vjetër
- Komuna pa detaje rreth rivendosjes së shtatores së Zahir Pajazitit
- Inspektorët konfiskojnë sallam dhe pula të ngrira
- Serbët në veri shantazhohen nga strukturat paralele
- BB pritet të financojë regjistrimin e tri zonave kadastrale në Gjilan
- INPO: Transparencë e pamjaftueshme në komunën e Prishtinës
- Sërish shtyhet ndërtimi i parkingjeve nëntokësore në kryeqytet
- Hysen Tërpeza nderohet me çmimin e diasporës
- Viti: Mërgimtarët kërkojnë heqjen e kartonit të gjelbër
Prishtinë, 3 gusht - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa ka deklaruar të premten se interesi i Komunës së Prishtinës është që shëndetësinë, veçmas atë primare, ta afrojmë sa me afër qytetarëve, në mënyrë që ata ti kenë këto shërbime kur u nevojiten. Ai deklaroi kështu me rastin e fillimit të ofrimit të shërbimeve mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Mati 1.
Kemi konsideruar se qyteti po zgjerohet në këtë pjesë. Tani kemi edhe tre zona të Prishtinës se re në pjesën jugore të qytetit, të cilave duhet paraprakisht tu sigurohet shërbimi shëndetësor primar, është shprehur Mustafa, duke rikujtuar se objekti i ri ofron kushte mjaft të mira për të gjithë banorët e kësaj lagjeje. Kostoja e këtij projekti është 160 mijë euro, ndërkaq do të ofrohen shërbime për disa fusha të shëndetësisë, tha kryetari Mustafa.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, dr. Valbon Krasniqi, tha se shërbimet që do ti afrojë kjo QMF kanë të bëjnë me shërbime të mjekësisë familjare. Do të ofrohen shërbimet i infuzionit, vaksinimit.







