• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Inspektorët konfiskojnë sallam dhe pula të ngrira

Publikuar: 02.08.2012 - 18:53

Gjilan, 2 gusht – Inspeksioni komunal në Gjilan ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e bizneseve të vogla e të mesme për të parë kushtet dhe afatet e përdorimit të mallrave ushqimore. Ismet Hajdini, drejtor i inspektoratit komunal tha se inspektorët sanitarë kanë gjetur produkte të sallamit dhe të pulkave të ngrira me afat të skaduar.

“Ne jemi në vizita të përditshme dhe po marrim masa të shpejta në formë të dënimeve. Vetëm ditën e mërkurë janë gjobitur dy biznese me nga 300 dhe 200 euro, tek të cilat është gjetur mall me afat të skaduar”, tha Hajdini, njofton Rajonipress.

Hajdini tha se masat dhe ndëshkimet do të jenë shumë rigoroze ndaj të gjitha bizneseve të cilave do t’iu gjendet mall me afat të skaduar.

Qytetarët, në veçanti mërgimtarët, janë të tmerruar me qendrat e mëdha tregtare në Gjilan, tek të cilat ata kanë gjetur mall pa afat të të gjitha llojeve.

Hajdini nuk ka dashur të komentojë shqetësimet e mërgimtarëve, por ka lutur të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me inspektorët sanitarë dhe të mos i heshtin rastet.

 

Komente (1)

buki02.08.2012/19:10

a uuuuu sa shum i paskeni denu

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell