• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ndotje enorme e Sitnicës, Fushë-Kosova disa orë pa ujë

Publikuar: 24.06.2012 - 15:40

Prishtinë, 24 qershor - Ndotja enorme e lumit “Sitnica”, ka bërë që qytetarët e Fushë-Kosovës të mbesin pa furnizim më ujë të pijshëm për disa orë rresht. Këtë vendim e ka marrë ujësjellësi rajonal Prishtina punëtorët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë dërguar mostrat në laborator. Lumi Sitnica gjendet gjendje shumë afër puseve të cilat shfrytëzohen për furnizim me ujë të pijshëm. Pas analizave të hollësishme të mostrave të ujit, ujësjellësi ka lëshuar sërish furnizimin më ujë. Fillimisht rastin e kanë raportuar disa qytetarë të cilët pranë lumit kanë parë peshq të ngordhur. Megjithatë edhe zyrtarë të institutit hidrometeorologjik të Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë mostrat për analiza të hollësishme, pasi ky institut monitoron vazhdimisht gjendjen e lumenjve. Banoret kanë thënë se ndotja vjen nga disa kompani prodhuese të cilat e shfrytëzojnë rrjedhën e lumenjve për të derdhur ujërat industrial.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme