• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Dëmet nga orteku në Restelicë - 450 mijë euro

Publikuar: 23.05.2012 - 09:55

Dragash, 23 maj– Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga orteku i borës, në Restelicë, më 11 shkurt të këtij viti, me ç’rast humbën jetën 10 banorë, ka hartuar raportin e dëmeve, të cilat, sipas një përllogaritjeje paraprake, kapin shumën prej mbi 450 mijë eurosh. Tafil Krasniqi, drejtor i Mbrojtjes..., ka njoftuar se tashmë komisioni, pasi që ka vizituar të gjitha objektet, ka bërë vlerësimin e dëmeve dhe se ai do t’u dërgohet ministrive përkatëse, duke mos premtuar ndonjë ndihmë nga Komuna. “Shkaku i kushteve specifike, të cilat komisionit ua kishte pamundësuar daljen me kohë në terren, janë zvarritur paksa punët rreth vlerësimit të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga orteku. Megjithatë, gëzon fakti se tashmë është bërë i gjithë vlerësimi i tij, i cili në detaje do t’u dërgohet ministrive, ngase shumë familje të këtij lokaliteti të prekura nga katastrofa janë në pritje të ofrimit të ndihmës konkrete” , ka thënë Krasniqi. Sipas tij, në këtë shumë të mjeteve është përllogaritur rindërtimi i 5 shtëpive të rrënuara tërësisht, 14 shtëpive të dëmtuara rëndë dhe 7 objekteve përcjellëse.  Nënkryetari i Komunës nga radhët e komunitetit boshnjako- goran, Qasip Kush, e ka përjashtuar mundësinë e Komunës se mund t’u dalë në ndihmë banorëve. “Komuna nuk ka fond të posaçëm për kompensimin e dëmeve, ndaj e vetmja shpresë për kërkuesit e këtij kompensimi mbesin Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shoqatat humanitare”, ka theksuar Kush.  Nga ana tjetër, anëtarë të Shtabit Emergjent të Restelicës theksojnë se deri tashti pos konstatimit të gjendjes dhe premtimeve, banorëve të prekur nga fatkeqësia ende nuk u është ofruar ndonjë ndihmë. “Si nga institucionet lokale, ashtu edhe nga ato në nivel të vendit kemi pasur mjaft premtime. Se kur do të nisë realizimi nuk kemi ndonjë informacion. E gjithë ndihma e ofruar deri tashti është dhënia në shfrytëzim e ambulancës së vjetër anëtarëve të mbetur të familjes Reka, nga KK-ja dhe këtë me kërkesën e tyre”, ka pohuar Shaban Haxhi, kryetar i shtabit. Në mars të këtij viti, ministri i Kthimit dhe Komuniteteve, Radojica Tomiq, gjatë vizitës këtij fshati, u pati premtuar banorëve se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë. “Ju shpreh keqardhje për tragjedinë. Dhimbjet janë të mëdha, jo vetëm për familjet, po edhe për të gjithë ne. Ministria është e gatshme që të ndihmojë 75 familjet e zhvendosura, ndërkaq do të angazhohemi edhe për ndërtimin e shtëpive të rrënuara nga orteku, në veçanti ato të familjes Reka”, pati thënë Tomiq.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell