• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Rënie e mëtutjeshme e eksportit kosovar

Publikuar: 03.02.2013 - 20:38

Prishtinë, 3 shkurt - Kosova vazhdon të varet së tepërmi nga importi. Pavarësisht përpjekjeve, eksporti në vend që të shënojë rritje, ai bie vazhdimisht. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin se eksporti ka rënë për 1.5 milion, raporton KTV-ja.

Sipas këtyre statistikave, pjesa e fundvitit që e lamë pas është përcjellë me një rënie të importit për rreth 1.5 milion euro.

Kjo statistikë tregon se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar vendi ka eksportuar kryesisht materiale të papërpunuara në vlerë të përgjithshme prej 22 milionë e 535 mijë euro.

Mirëpo, kjo shumë është shumë e vogël në krahasim me importin, i cili megjithë shifrat më të ulëta, mbetet ende i lartë.

Sipas ASK-së, më së shumti kemi importuar nga shtetet e BE-së, Maqedonia dhe Serbia.

Importi po shkakton ndikim negativ në xhepat e qytetarëve të varfër, sepse rritja e çmimeve të produkteve nga importi po bën që të ngrihen çmimet e produkteve të shumta.

 

Komente (2)

agimi04.02.2013/11:32

Ne Greqi Serbi ,Male te Zi dhe Maqedoni MEdiat po japin kshilla qe bleni produkte vendore per mbrojtje te ekonomis po duket se qaret me ta dequshem shtet fqinj se ne shqiptaret po edhe nje qe po demton ekonomin shqiptre eshte ndimat nga BE qe po ndimohet Greqiaj disa her me miljarda .

Sadiku Londer03.02.2013/23:23

Pse me prodhua Kosova kur e ka maqinen e pareve ne diaspore?

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell