Japan Tobacco hap zyrën ne Kosovë

Artikujt tjerė
- Këtë muaj fillon ndërtimi i interkoneksionit Shqipëri-Kosovë
- Japan Tobacco hap zyrën ne Kosovë
- Çmimi i arkave fiskale dhe i çimentos, më i larti në rajon
- BSH-ja ul për 0.25 % normën bazë të interesit
- Brezovica në pritje të shprehjes së interesit të investitorëve
- Ekonomia spanjolle vazhdon rënien e lirë
- Bota vjet njohu mbi një miliard turistë
- BQK-ja nis publikimin e pasqyrave për mikrofinancat
- Për kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike, dënime 2-10 mijë euro
- GAP sugjeron investime në energji, transport e bujqësi
Prishtine, 31 Janar Sot, JTI (Japan Tobacco International), një anëtar i Grupit te Kompanive te Japan Tobacco dhe një lider ndërkombëtar i prodhimit të produkteve te duhanit, hapi zyrën e saj ne Prishtinë.Hapja e zyrës se JTI ne Kosove përfaqëson një arritje te rëndësishme ne rrugën tone. Tha Cristian Cring, Zëvendës President i JTI Adriatica.
JTI dhe shpërndarësi i saj punësojnë ne Kosove 48 punonjës. Kompania është e pranishme ne treg me markat Winston, Camel, Glamour, Monte Carlo dhe Ronson.
Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i dyanshëm mes industrisë dhe qeverise është me rendësi kyçe për te krijuar një klime tërheqëse biznesi. Ne shohim përpara me besim qe ta rrisim këtë biznes ne një mjedis te parashikueshëm dhe te qëndrueshëm. tha Cristian Cring. Si një investitor, ne u jemi mirënjohës autoriteteve vendase qe kane diskutuar hapur shqetësimet qe ne kemi ne lidhje me projekt ligjin e ri mbi kontrollin e duhanit. Ne shpresojmë se ligji do te ece ne shinat e zgjidhjeve dhe modeleve efektive, te cilët janë zbatuar ne shume vende te BE-se.
Cring përmbylli: Si një kompani me trashëgimi japoneze, ne besojmë sinqerisht se ky hap qe kompania jone po ndërmerr do te inkurajoje investime te tjera te huaja, sidomos ato Japoneze qe te hyjnë ne këtë treg.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Besim Beqaj njohu faktin se JTI është njëra ndër kompanitë liderë në industrinë e duhanit.
Industria e duhanit është kontribuues shumë i rëndësishëm në buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që në vitin e kaluar ka paguar akciza, doganë dhe taksa në vlerën prej 116 milion eurosh.
Është shumë më rëndësi që funksionimi i kësaj industri është futur në rrjedhat legale dhe ka zvogëluar në masë shumë të madhe mundësinë e evazionit fiskal u shpreh ministri i zhvillimit ekonomik te Kosovës, Beqaj.













