• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

BQK-ja nis publikimin e pasqyrave për mikrofinancat

Publikuar: 30.01.2013 - 09:29

Prishtinë, 30 janar - Banka Qendrore e Kosovës nga e marta do të nisë publikimet e zakonshme edhe për qarkullimet financiare të institucioneve mikrofinanciare, institucioneve që merren me lizing, si dhe statistikat mbi institucionet që merren me transferimin e parave. Publikimi i këtyre të dhënave, sipas BQK-së, bazohet në ligjin që rregullon operimin e këtij institucioni. Njëkohësisht, publikimi i këtyre të dhënave i është kërkuar BQK-së edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Statistikat e publikuara mbi institucionet mikrofinanciare dhe institucionet që merren me lizing përfshijnë bilancin e gjendjes, kreditë sipas sektorëve institucionalë dhe ekonomikë, lizingun, kreditë e reja të lëshuara, normat efektive të interesit në kredi dhe bilancin e suksesit”, thuhet në një kumtesë të Bankës Qendrore.

Ndërkohë, statistikat e publikuara mbi agjencitë për transferimin e parave, sipas kumtesës së BQK-së, përfshijnë bilancin e gjendjes, transferimet ndërkombëtare dhe bilancin e suksesit, shkruan sot “Koha Ditore”. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell