Për kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike, dënime 2-10 mijë euro

Artikujt tjerė
- Për kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike, dënime 2-10 mijë euro
- GAP sugjeron investime në energji, transport e bujqësi
- KDI përshëndet ndërprerjen e tenderit për citostatikë
- Greqia ka dalë nga zona e rrezikut
- AKK hetoi 80 zyrtarë për konflikt interesi
- OSHP-ja i jep ultimatum Ministrisë së Kthimit
- KEK-i e do bllokun A2 në prodhim, KE e kundërshton
- CEZ kërkon 200 milionë euro zhdëmtim
- Toyota sërish prodhuesi më i madh i automobilave në botë
- Miliona euro nga taksa ekologjike, por ku do të përdoren
Prishtinë, 29 janar - Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka vendosur shumën e dënimeve për kompanitë që janë të vendosura në zonat ekonomike dhe që ato i shkelin rregullat e funksionimit në to. Shuma e vendosur sillet nga 2 mijë deri në 10 mijë euro. Instituti GAP vlerëson se më mirë është të merren me largimin e procedurave burokratike, sesa të vendosin dënime.Kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike pritet të marrin dënime që tejkalojnë shumën nga 2 mijë deri në 10 mijë euro.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, në të cilin është zhvilluar një debat i gjatë mes anëtarëve, raporton KTV.
Mirëpo, me këtë ndryshim nuk po pajtohet Instituti GAP, i cili ka bërë një analizë në lidhje me funksionimin e zonave ekonomike, në të cilat institucionet e vendit kanë harxhuar miliona euro në investime.
Sipas tyre, këto zona ekonomike nuk mund të jenë të suksesshme për shkak të procedurave të shumta burokratike, që kanë ndikuar në largimin e kompanive.
Instituti vlerëson se e vetmja zonë ekonomike që ka mundur të funksionojë si duhet deri tash është ajo e ndërtuar në komunën e Suharekës, në të cilën janë të punësuar rreth 400 persona.














