Eurozona, me kryetar të ri

Artikujt tjerė
- Eurozona, me kryetar të ri
- OKB: 4 milionë u shtohen të papunëve në botë
- BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%
- BQK-ja publikon 7 emrat e kandidatëve për guvernator
- Nga emetimi i letrave sivjet 80 milionë euro
- PTK mbyll vitin me 56 milionë fitim
- Kosova në panairin "Java e Gjelbër" në Berlin
- Operatori i ri planifikon investime në rrjetin e transmetimit të energjisë
- Konsumatorët mbajnë barrën e dështimeve të KEK-ut
- Pesimizëm për rritje ekonomike
Bruksel, 22 janar - Eurozona ka emëruar ministrin holandez të Financave, Jerun Dejselblum, për kryetar të ri të eurozonës, post ky të cilin deri tash e mbante Jean Claude Junker. Dejselblum deklaroi se dëshiron që Eurozona të vazhdojë rrugën e reformave ekonomike dhe me masat e kursimit për të zgjidhur kështu krizën e borxheve. Solidariteti është në majën e prioriteteve të mia dhe jam i bindur që angazhimi për buxhetet e baraspeshuara në shtetet e ndryshme nuk është në konflikt me qëllimin e solidaritetit, tha zyrtari holandez. Dejselblum është konfirmuar kryetar i eurozonës në një takim të ministrave, i cili është mbajtur në Bruksel. Ai, megjithatë, nuk ka arritur të fitojë mbështetjen unanime, pasi Spanja ka votuar kundër tij. Dejselblaum i cili në aspektin politik i takon qendrës së djathtë dhe ministër i Financave ishte vetëm gjashtë javë para se të merrte ftesën nga Eurogrupi.










