OKB: 4 milionë u shtohen të papunëve në botë

Artikujt tjerė
- OKB: 4 milionë u shtohen të papunëve në botë
- BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%
- BQK-ja publikon 7 emrat e kandidatëve për guvernator
- Nga emetimi i letrave sivjet 80 milionë euro
- PTK mbyll vitin me 56 milionë fitim
- Kosova në panairin "Java e Gjelbër" në Berlin
- Operatori i ri planifikon investime në rrjetin e transmetimit të energjisë
- Konsumatorët mbajnë barrën e dështimeve të KEK-ut
- Pesimizëm për rritje ekonomike
- Pronari i ri PTK-së do të dihet nga fundi i muajit
Gjenevë, 22 janar - Numri i të papunëve në botë është rritur për 4 milionë në vitin 2012, duke arritur në 197 milionë gjithsej dhe pritet që ky numër të rritet edhe më tej, paralajmëron agjencia e OKB-së për punësim. Në një raport, Organizata Ndërkombëtare e Punësimit njofton se më të prekurit janë të rinjtë: rreth 13% e personave nën 24 vjeç janë të papunë. Kjo organizatë parashikon që numri i të papunëve të rritet për 5.1 milionë këtë vit dhe për 3 milionë në vitin 2014. Raporti i titulluar Trendet Globale të Papunësisë 2013, njofton se 6% e forcës punëtore në botë mbeti pa punë gjatë 2012-ës. Aty gjithashtu thuhet se është rritur ndjeshëm edhe numri i atyre që nuk gjejnë punë për një kohë të gjatë, duke theksuar se një e treta e të papunëve në Evropë janë në kërkim të një pune prej më shumë se 1 viti.













