• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%

Publikuar: 22.01.2013 - 21:03

Tiranë, 22 janar - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 1.8 për qind në vitin 2012, duke korrigjuar pozitivisht vlerësimin e mëparshëm. Në tetor BERZH kishte deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2012 do të ishte rreth 0.6 për qind, por ecuria e mirë e prodhimit në tremujorin e tretë ka ndryshuar edhe vlerësimin përfundimtar.“Ekonomia shqiptare u ngadalësua dukshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, por rritja u përshpejtua në tremujorin e tretë si rezultat i gjallërimit në sektorin e manifakturës dhe industrive nxjerrëse”, vlerëson BERZH në raport. Megjithatë ky institucion paralajmëron se lidhjet e ngushta të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë do të vazhdojnë të shërbejnë si një faktor frenues mbi rritjen ekonomike edhe gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa borxhi i lartë publik nuk lejon hapësira për stimul fiskal. Ekonomia shqiptare ka vijuar të mbajë një normë më të lartë rritje se ekonomitë e tjera të rajonit duke u renditur e dyta pas Kosovës, ku prodhimi kombëtar u rrit me 2.5 për qind.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell