Bankat amerikane, rritje e ndjeshme e fitimeve

Artikujt tjerė
- Bankat amerikane, rritje e ndjeshme e fitimeve
- Renault shkurton 7 500 vende pune
- Grekët të brengosur me praninë turke në Shqipëri e Kosovë
- Kthehet në Gjermani ari i deponuar në New York dhe Paris
- Trustit nga investimet iu kthyen 54 milionë euro
- Ekzekutivi plotëson kriterin kryesor për nisjen e Rrugës 6
- Përfaqësuesit e BERZH-it të interesuar të përkrahin privatizimin e PTK-së
- Kusari Lila priti përfaqësues të BERZH-it
- LDK fajëson PDK-në për varfërinë e kosovarëve
- BERZH interesohet për projektet energjetike në Kosovë
New York, 16 janar - Dy bankat më të mëdha amerikane, Goldman Sachs dhe JP Morgan regjistruan një rritje të ndjeshme të fitimeve, treguan të dhënat zyrtare për tremujorin e fundit të vitit 2012.
Një tremujor i tillë tregon për rikthimin e përfitimeve kolosale në sektorin e bankave, i cili u godit më rëndë nga të gjithë sektorët nga kriza e pronave te patundshme në SHBA dhe rrjedhojat e krizës së eurozonës më pas, transmeton TCH.
Fitimi neto i Goldman Sachs në tremujorin e fundit të vitit 2012 u trefishua në krahasim me një vit më parë, me një total prej 2.9 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, JP Morgan regjistroi një rritje përfitimesh në 5.7 miliardë dollarë, 54 për qind më shumë se 3.7 miliardat e realizuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Paradoksale, pavarësisht përfitimeve në rritje, JP Morgan ka vendosur që të përgjysmojë pagën e drejtorit të saj të përgjithshëm, i cili do të përfitojë tashmë vetëm 11.5 milionë dollarë në vit pagë neto dhe 10 milionë dollarë në aksione.











