Renault shkurton 7 500 vende pune

Artikujt tjerė
- Renault shkurton 7 500 vende pune
- Grekët të brengosur me praninë turke në Shqipëri e Kosovë
- Kthehet në Gjermani ari i deponuar në New York dhe Paris
- Trustit nga investimet iu kthyen 54 milionë euro
- Ekzekutivi plotëson kriterin kryesor për nisjen e Rrugës 6
- Përfaqësuesit e BERZH-it të interesuar të përkrahin privatizimin e PTK-së
- Kusari Lila priti përfaqësues të BERZH-it
- LDK fajëson PDK-në për varfërinë e kosovarëve
- BERZH interesohet për projektet energjetike në Kosovë
- Kriza greke ktheu në atdhe 180 mijë emigrantë shqiptarë
Paris, 16 janar Prodhuesi francez i automjeteve Renault do të shkurtojë rreth 7 500 vende pune në Francë deri në vitin 2016, për shkak se edhe më tutje po shënon rënie të shitjes dhe të fitimit.
Sipas njoftimit të kompanisë, rreth 5 700 punëtorë do të pensionohen deri atëherë, kurse për pjesën tjetër do të ofrohet një program i pensionimit të parakohshëm. Mirëpo, ky plan akoma duhet të harmonizohet me organizatën sindikale, deklaroi zëdhënësi i Renault. Pos rënies së kërkesës për këto automjete, Renault është i goditur për arsye se është mbështetur shumë pikërisht në vendet evropiane të goditura nga kriza ekonomike. Derisa Volkswagen, për shembull, tregun e dobësuar në Evropë e zëvendëson me shitjen e shtuar të automjeteve në tregjet jashtë Evropës, Renault, Peugeot-Citroen dhe Fiat nuk kanë shitje të mëdha në tregjet joevropiane.
Renault punëson rreth 120 000 njerëz anembanë botës, kurse deri në vitin 2016 do të ulë vëllimin e fuqisë punëtore në Francë për 14 për qind.













