• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qeveria “ngrin” Brezovicën

Publikuar: 13.01.2013 - 10:12

Prishtinë, 13 janar - Për vite me radhë ishte ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) dhe me vonë edhe pasardhësja e kësaj të fundit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), dështuan ta privatizojnë Qendrën turistike dimërore “Brezovica”.

Arsyetimi për mosprivatizim, ndonëse qendra përballej me mungesë investimesh, ishte kundërshtimi i serbëve lokalë me direktiva nga Beogradi. Kur serbët filluan të binden se me privatizim do të përfitojnë të gjithë, për shkak të investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës, të gjitha kompetencat mbi këtë qendër i mori Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila, shkruan gazeta “Zëri”.

"Aktualisht nuk kemi asnjë kompetencë mbi Qendrën e Skijimit në Brezovicë,pasi që me të po merret Ministria e Tregtisë, mirëpo jemi në gatishmëri dhe dispozicion për çfarëdo që është e nevojshme për të ndihmuar në këtë projekt", ka thënë për “Zërin” Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ndërsa në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) thonë se presin që procesi për zhvillimin e Brezovicës të nisë së shpejti.

Arta Istrefi nga MTI thotë se Komisioni Ndërministror, i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Shtërpcës është në përgatitje të dokumenteve për fillimin e konsultimeve lidhur me mundësitë e Projektit për Zhvillimin Turistik të Brezovicës (PZHTB). Sipas saj, punët përgatitore përfshijnë zhvillimin e një baze të dhënash me informacione për investimet, krijimin e procedurave të konsultimit etj.

Komente (2)

MIMI14.01.2013/08:57

BREZOVICA DO TE RREGULLOHET NESE SHPEJTE VJEN NDONJI QEVERI TJETER SE KJO SMUNDET ME ME BISEDUE AS ME SERB AS ME SHQIPTARE SEPSE ESHTE KORUPTUAR SHUM DHE DUHET TE LARGOHET SA MA PARE SEPSE I KA SHKAKTUE DAM TE MADHE KOSOVES

milloshi13.01.2013/12:39

brezovica nuk eshte prone private e shkaut, po pse i pytni keta kolonizator, privatizoni dhe vendosni pik per kete dhe njeheri edhe shkau te kupton se ketu vlene ligji i kosoves. por me politikan te koruptuar eshte vshtire te ben kete.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell