• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqipëria anulon tenderin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën

Publikuar: 22.12.2012 - 18:08

Tiranë, 22 dhjetor - Qeveria shqiptare ka vendosur të anulojë zyrtarisht tenderin e shumëpërfolurpër ndërtimin e  linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Top Channel ka transmetuar se ka dokumentet zyrtare ku konsulenti njofton kompanitë private se Qeveria e ka anuluar lotin e parë të tenderit. Vendimi është komunikuar një ditë më parë. Qeveria nuk u tërhoq nga vendimi i saj për të mos anuluar tenderin pavarësisht presioneve të forta që pati nga banka gjermane KFW, e cila financon projektin.

Saga e tenderit ka nisur që në mars të vitit të kaluar kur Qeveria zhvilloi tenderin për ndërtimin e linjës. Formula e paracaktuar e vlerësimit nxori fituese një kompani kroate, por sapo KFW njoftoi fituesin Qeveria bllokoi procesin, pasi çmimi i fituesit ishte 8 milionë euron më i lartë se vendi i dytë. Bllokimi u kundërshtua nga banka gjermane, e cila i kërkoi qeverisë të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës dhe të mos e anulojë tenderin, por pa rezultat.

Që nga ajo kohë mes Qeverisë dhe KFW ka pasur një sërë letërkëmbimesh mbi këtë konflikt. Muajt e fundit banka gjermane, pranoi anulimin e tenderit, por në këmbim të disa kushteve, ku më kryesori ishte ai që Qeveria, saktësisht Ministria e Financave të pranonte rezultatin e tenderit të dytë, cilido të ishte ai.

Por, Ministria e Financave, në rolin e huamarrësit nuk e pranoi dhe ka vendosur prishjen e tenderit në mënyrë të njëanshme, çka duket se do rrezikojë financimin e tij nga banka gjermane, e cila më parë kishte paralajmëruar se do të tërhiqej nëse Qeveria nuk pranon kushtin.

Me këtë vendim ndërtimi i linjës brenda territorit të Shqipërisë rrezikon të mbetet i bllokuar edhe për disa vite të tjera. Opozita ka akuzuar në më shumë se një rast se bllokimi është i qëllimshëm nga Qeveria për të favorizuar sipas saj monopolin serb në tregun shqiptar të energjisë.  

Komente (6)

blerimi23.12.2012/10:44

sala e ka privatizu shtetin mafiozi

Hana22.12.2012/22:40

Ne kete Rast po mbrohet Interesi I Serbise ne krye me sali Berishen dhe Damir Fazliq. Kaq per "PATRIOTIZMIN" e Sali Berishes.

nexhi22.12.2012/19:50

ky asht sali berisha ,qe e rren popllin kinse asht patriot .te shohin tash na kosovart se kush asht ky.

kuqezi22.12.2012/19:31

Sali patrioti i jep linjen e interkonjeksionit me Kosoven serbit Damir Fazllic.Lajm i konfirmuar ne mediat boshnjake.

httpwww.ekapija.comwebsitebihpage664418




bardhi22.12.2012/18:29

Bravo Sal.
mos lsho pe,kur asht puan tek korrupsioni,,,edhe nese kjo vjen prej qeverise se Thaqit,,,edhe nese kjo vjen prej bankave gjermane.
Interesi i publikut mbi t'gjitha,,,fundja,jane hua qe duhet ti paguaj populli.
Burre shteti se jo pak,lum shqipnia.

shaipi22.12.2012/18:17

eu sali eu punet qe eshte dashur te jen te kryera kaher ti edhe tash i pengon e si len te realizohen e ne anen tjeter e qkyn grmazin tu rrej per poena politik e populli naiv ende ju beson rrenave e dredhive tua, dej kur ma nje demagog i quajtu sali te mbaj peng kombin.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu