• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kriza në Eurozonë prek edhe Kosovën

Publikuar: 22.12.2012 - 17:13

Prishtinë, 22 dhjetor - Paralajmërimet e Bankës Qendrore Evropiane se gjendja ekonomike e vendeve të Eurozonës do të vazhdojë të dobësohet vitin e ardhshëm dhe të mos e rimarrë veten deri në fillim të vitit 2014, ngre shqetësim edhe në Kosovë.

Banka Qendrore vlerësoi se ekonomia e Eurozonës ka gjasa të tkurret me rreth 0.5 për qind këtë vit dhe ndoshta edhe 0.3 për qind në vitin 2013, para se të rifillojë rritjen me 1.2 për qind në vitin 2014.

Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se kjo krizë ekonomike në shumë vende të botës, e në veçanti në shtetet e Bashkimit Evropian, do të prekë edhe Kosovën.

Aty ku mund Kosova të preket nga kjo krizë ekonomike në Eurozonë, janë remitencat, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë.

Lekë Musa, ekspert i ekonomisë, thotë Radion Evropa e Lirë, se ekonomia e Kosovës për vite të tëra është e varur nga dërgesat e emigrantëve dhe kriza ekonomike në Eurozonë do të ketë efektet negative.

“Duke pasur parasysh trendët global dhe rritjen ekonomike apo depresionin ekonomik që është në shumë vende të botës dhe kryesisht në shtetet e Bashkimit Evropian, kjo do të reflektohet te diaspora kosovare dhe gjithashtu do të ketë reflektime edhe në ekonominë e Kosovës”, vlerëson Musa.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, dërgesat e emigrantëve u treguan më stabile duke arritur vlerën prej 261.5 milionë euro në qershor 2012 që paraqet një rënie vjetore prej 0.7 për qind.

Bazuar në statistikat zyrtare, konsiderohet se afër 25 për qind e popullatës ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, del se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë se kriza ekonomike në vendet e Eurozonës përveç se do të reflektojë në rënien e remitencave në Kosovë, do të ketë edhe rënie të investimeve të huaja.

“Herën e parë kur ka pasur krizë financiare në botë në vitin 2008, shumë donatorë kanë larguar donacione nga listat e tyre, duke përfshirë edhe Agjencinë Britanike për Zhvillim, e cila kishte larguar Kosovën si pjesë e vendeve kur duhet të investohet për shkak të krizës financiare dhe ka kanalizuar investimet e saj vetëm përmes fondeve të Bashkimit Evropian. E njëjta mund të ndodhë në zvogëlimin e ndihmave të huaja dhe remitencave”, shprehet Demi.

Por, për ekspertin e ekonomisë, Lekë Musa brengosëse mbetet çështja se Qeveria e Kosovës nuk ka një plan për zëvendësimin e këtyre remitencave.

 “Është koha e fundit që ekonomia në Kosovë t’u kthehet burimeve të zhvillimit, të cilat do ta kenë bazën këtu në Kosovë dhe jo të varemi edhe më tutje nga këto mjete që dërgohen nga jashtë në formë të remitencave”, thekson Musa.

Burim tjetër që do të zëvendësonte këto remitenca, sipas Lekë Musës është stimulimi i prodhimit dhe shërbimeve të ndryshme, ku të ardhurat do të krijoheshin në Kosovë.



Një rekomandim për zëvendësimin e këtyre të ardhurave e bëjnë edhe përfaqësues të Institut GAP. Agron Demi thotë se burim i zëvendësimit të remitencave është vendosja e kuotave për produktet e importuara, e cila rrjedhimisht do të ulte deficitin tregtar dhe do të rriste prodhimin vendor.

“Një gjë e tillë do të duhej të ndodhte pasi që Kosova gjithnjë po varet shumë nga krizat ekonomike të jashtme. Pasi që në Kosovë ka një ekonomi të hapur dhe Kosova nuk ka politikë monetare që do të do të mund të ndikonte në mënyra tjera, e vetmja gjë që mund ta bënte Kosova është krijimi i politikave për uljen e deficitit tregtar”, potencon Demi.

Komente (2)

hajdari 24.12.2012/03:24

Ka mundesi greqija po ndimohet ng BE me miljarda ka mundesi me hape naj konflikte me Shqiperin per ishuj edhe ma rrezik per popullin shqiptre le ma per konkurenc dhe ekonomi jemi mbrap mbi 600 here me ulte ne Greqi rrogat mesatre e kalon 1000 euro te ne mesatrja afer 200 euro kriz ska ne Greqi po ka strategji mi ik borxheve dhe interezit po ne me keto statistika sjemi ne krize po jem afer varferis extreme qe mbi 40 pergjin mesi e sigurojn buken e gojes dhe gjerat elementre se ne vozizim golfa e mexedesa me krenari pim kokakolla dhe rrim tere dite pa ngren ne mendojm se mire i kemi punt po mashtrim nga krenarija shoim endrra me suskses te vogla mendojm se po kemi arrit diqka te madhe mshtojm vetvetn se kemi vedine e njohoris akoma pse jemi te fundi tregojn faktet.

AGIMI22.12.2012/17:27

Kosova edhe ashtu ne kriz dhe me rroga teje te ulta me qmime super te shtrejta numer nje ne Evrop edhe me mbi 50 pergjin papune edhe tash do te preket nga kriza dhe nga ndimat qe me miljarda qe po ndimohet Greqija ku po investohet ne Greqi me zvoglu papunesin me zbrite me zvoglu ne 9 pergjin , ne krahasim me ate te kosoves 50 pergjin situate krize 500 here me shume Kosova ne kriz se krejt shtet evropjane ,Bizneste Kosovare do ta psojn nje Goditje te ashper nga tregu dhe konkurenca Greke ku Kosova do te fundoset ne nje kriz edhe me te RRezikshme ku Bizneste Kosovare do te mbyllen numeri i papunesie do te arrin edhe me kalu mbi 72 pergjin eshte nje PARALMERIM EXPERTA E QEVERIS TE KOSOAVER TE PERGADITE PER NJE KRIZE TE RREZIKSHME DO TE JETE PER POPULLIN SHQIPTRE FUNDI I BOTES NGA KRIZA E KETA POLITIKAJT TON TE QMENDURE JEPIN SHIFRA QESHARKE QEVERIT ME TE SUKESSHME ME RRITJE EKONMIKE 5 PERGJINE KU ESHTE QESHARAKE TE DEGJOSH DIQKA APSURDE .

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell