• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Afaristët gjilanas kërkojnë ndryshimin e rregullores për bizneset

Publikuar: 21.11.2012 - 10:33

Gjilan, 20 nëntor- Biznesmenë nga komuna e Gjilanit janë ankuar për ngarkesa tatimore nga komuna.

Njëri ndër ta, Abdullah Bajra, pronar i një fabrike të ujit, thotë se taksat komunale që aktualisht po aplikohen ndaj bizneseve në komunë janë të larta, duke shtuar se 7 vjet nuk ka pasur ndryshim të kësaj rregulloreje edhe pse në shumë komuna të tjera është bërë. ”Bizneset janë  më të prekurat nga kjo rregullore, e cila mban në vete çmime tejet të larta duke mos na lënë hapësirë fare për të menduar në zgjerimin e bizneseve. Mendoj se është momenti i fundit që Komuna të bëjë ndonjë ndryshim, ngase në të kundërtën shumë biznese të vogla do të falimentojnë siç është duke ndodhur këtë vit”, ka thënë  Bajra. Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin edhe për kushtëzimin e qytetarëve në pagesën e këtyre taksave, duke thënë se Komuna po bën shkelje ligjore ngase këtë vendim e ka kundërshtuar edhe Qeveria e vendit.

Edhe Shemsedin Qerimi, po ashtu biznesmen, ka kërkuar që taksat komunale të jenë të përballueshme për qytetarët dhe bizneset.

Këto ditë Komuna e Gjilanit e ka nxjerrë në dëgjim publik projektrregulloren për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale për 2013.

Riad Rashiti, drejtor i Ekonomisë, ka thënë se në këtë sektor çdo vit janë bërë lehtësime taksash për biznese, duke paralajmëruar mundësinë që ato të hiqen krejtësisht në të ardhmen. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell