• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Pasiguria ligjore ndoqi investitorët e huaj nga Kosovar

Publikuar: 29.10.2012 - 11:23

Prishtinë, 29 tetor - Mosfunksionimi i shtetit ligjor është duke ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit, për faktin se bizneset nuk kanë arritur të gjejnë mbrojtje nga aktivitetet joligjore të ushtruara ndaj tyre. Shumë nga këto biznese janë përballur edhe me kërkim të haraçit. Përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë kërkojnë mbrojtje me ligj të veprimtarisë së tyre ekonomike, raporton KTV-ja.

Që nga paslufta një numër jo edhe i vogël i kompanive të njohura botërore erdhi në Kosovës me qëllim të interesimit për të investuar.

Megjithatë gati thuajse të gjitha u larguan si pasojë e një varg problemesh që e përcillnin vendin e ku padyshim kryesorja mbetej mbrojtja e investimeve të tyre.

Gjatë këtyre viteve shumë biznese që u larguan nga vendi kanë deklaruar se përpos sfidës së mbrojtjes së investimit të tyre, ata kanë hasur edhe në kërkesat për marrje të haraçit apo edhe të marrjes së përqindjes në investimin e tyre.

Një fakt të tillë thotë të ketë dëgjuar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, mirëpo kërkon që këto veprime të bëhen publike pasi që ato po japin një pasqyrë negative për vendin.

Shoqatat e biznesit dhe ekspertë të ekonomisë kërkojnë që të bëhen hapa edhe më të mëdhenj për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, sidomos në pjesën e funksionimit të ligjit.

Raporti i fundit i Bankës Botërore, “Të bërit biznes” në pjesën e mbrojtjen e investimeve e ngrit në vendin e 100 në ranglistën e më shumë se 180 vendeve pjesë të këtij raporti, 75 vende më lartë se raporti i vitit të kaluar.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell