• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kosova përparon për 75 vende në raportin e BB-së

Publikuar: 28.10.2012 - 21:31

Prishtinë, 28 tetor - Që nga paslufta, një numër jo edhe i vogël i kompanive të njohura botërore iu vërsul Kosovës me qëllim të interesimit për të investuar.

Megjithatë gati thuajse të gjitha u larguan si pasojë e një varg problemesh që e përcillnin vendin e ku padyshim kryesorja mbetej mbrojtja e investimeve të tyre.

Gjatë këtyre viteve, shumë biznese që u larguan nga vendi kanë deklaruar se përpos sfidës së mbrojtjes së investimit të tyre, ata kanë hasur edhe në kërkesa për marrje të haraçit apo edhe të marrjes së përqindjes në investimin e tyre.

Një fakt të tillë thotë ta ketë dëgjuar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, mirëpo kërkon që këto veprime të bëhen publike pasi që ato po japin një pasqyrë negative për vendin.

Shoqatat e biznesit dhe ekspertë të ekonomisë kërkojnë që të bëhen hapa edhe më të mëdhenj për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, sidomos në pjesën e funksionimit të ligjit.

Raporti i fundit i Bankës Botërore, “Të bërit biznes”, në pjesën e mbrojtjes së investimeve e ngrit në vendin e 100 në ranglistën e më shumë se 180 vendeve të përfshira në këtë raport, përkatësisht për 75 vende më lartë se raporti i vitit të kaluar, raporton KTV-ja.

Komente (3)

MOUNI NGA HASI31.10.2012/20:07

KESAJ I THONE ,,OPERACIONI I SUKSESSHEM NDERSA PACIENTI VDIQ,,SA TE KEMI KESI MINISTRA OPERACIONI KA ME QENE I ,,SUKSESSHEM,,

kaqaniku28.10.2012/23:43

Bravo.ministre veq perpara,tjert duhet te morrin shembull...

zeqa28.10.2012/21:41

Hajde rrena hajde. Po kujtojn dhe po gezohen se populli kinse budall na qenka e kta te menqur.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme